Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave synon të vendosë një paralajmërim “Black Box” për vaksinat kundër COVID-19. Këtë e raporton CNN duke cituar dy persona që kanë njohuri me planet e agjencisë.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse paralajmërimi për vaksinat kundër COVID-19 do të zbatohej vetëm për vaksinat mRNA apo për të gjitha vaksinat kundër koronavirusit dhe as nëse do të zbatohej për të gjitha grupmoshat.
Paralajmërimet “Black Box” shfaqen në krye të informacionit të përshkrimit për barnat. Është paralajmërimi më serioz i FDA-së, i destinuar të njoftojë për rreziqe, si vdekja apo reagime kërcënuese për jetën ose aftësinë, të cilat duhet të peshohen kundrejt përfitimeve. Plani ende nuk është finalizuar dhe mund të ndryshojë. Ai pritet të zbulohet deri në fund të vitit.

