Ministri i Punëve të Jashtme thotë që Australia do të kërkojë kompensim financiar nga Moska.
Rusia është duke u ballafaquar me thirrjet e gjithë komunitetit ndërkombëtar që të pranojë fajësinë e rrezuarjes së aeroplanit MH17 në Ukrainën Perëndimore në vitin 2014 që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 298 njerëzve në bord.
Australia dhe Holanda të premten kanë akuzuar Moskën për bashkëpunim në këtë incident, përderisa sekretari për punë të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka thënë që Kremlini “duhet përgjigjur për veprimet e tija”, ka thënë Johnson në një deklaratë të tijën.
“Australia dhe Holanda tanimë kanë informuar Federatën Ruse që ne e mbajmë atë si përgjegjëse sipas ligjit ndërkombëtar për rolin e saj për rrëzimin e aeroplanit MH17,” ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme të Australisë, Julie Bishop, të premtën. /Donjeta Elshani