Policia në kryeqytetin iranian, Tehran ka mohuar që përplasjet me protestuesit ishin për shkak të ngjarjes me avionit ukrainas.
Oficerët kanë marrë urdhër që të përmbahen, njoftoi shefi i policisë.
Videot e përplasjes janë publikuar online pasi u filmuan të dielën dhe dukej që pati të shtëna me armë zjarri dhe u plagos një grua.
Protestat filluan të shtunën, pasi Irani pranoi se kishte goditur gabimisht avionin ukrainas ku u vranë 176 persona në bord.
Pjesa më e madhe e udhëtarëve ishin iranianë dhe kanadezë.
Për tre ditët e para pas rrëzimit, Irani mohoi që forcat e saj të armatosura kishin rrëzuar avionin dhe sugjeruan se kishte pasur një dështim teknik.
Pranimi i përgjegjësisë provokoi zemërim të gjerë në Iran kundër institucionit qeverisës.
/a.r