Zëdhënësi i magjistraturës së Teheranit, Gholamhossein Esmaili, bëri me dije se Irani ka nisur hetimet lidhur me avionin ukrainas të rrëzuar.
“Deri më tani janë arrestuar shtatë persona gjatë 72 orëve të fundit”, deklaroi Esmaili.
Ndërkohë Presidenti iranian Hassan Rohani, deklaroi se të gjithë përgjegjësit “duhet të ndëshkohen”.
Sipas tij, pranimi i fajit nga Forcat e Armatosura është një fakt i mirë.
Avioni ukrainas i rrëzuar në Teheran pak orë pas sulmit nga Irani mbi bazat amerikane në Irak, u rrëzua nga gabimi i një rakete iraniane anti-avion.
Nga rrëzimi i avionit humbën jetën 176 persona, mes tyre 63 kanadez.
/a.r