Pas rrëzimit të avionit rus nga ana e Turqisë, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka bërë thirrje për të ruajtur qetësinë.
“Në këtë moment të tensionuar, ne duhet të ruajmë qetësinë dhe të jemi të matur”, deklaroi ai në Twitter.
Avioni bombardues rus i goditur nga aviacioni turk është rrëzuar në skajin veriperëndimor të Sirisë, duke shkaktuar rritje të tensioneve midis Moskës dhe Ankarasë.