Rrëzimi i avionit dhe 26 viktimat/ Presidenti i Ukrainës e shpalli sot ditë zie

Rty

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në zonën ku një aeroplan ushtarak i Ukrainës u rrëzua. Të shtunën, autoritetet thanë se kanë gjetur edhe dy trupa të pajetë, duke çuar në 26 numrin e viktimave nga rrëzimi i avionit, ndërkaq një person ka shpëtuar.

Aeroplani, i tipit Antonov-26, që i përkiste Forcave Ajrore ukrainase, kishte në bord 20 kadetë të shkollës ushtarake të aviacionit dhe shtatë pjesëtarë të ekuipazhit.

Avioni u rrëzua dhe më pas u mbërthye nga flakët mbrëmjen e 25 shtatorit, teksa po aterronte në aeroportin në Chuhuyiv, që gjendet rreth 400 kilometra në lindje të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Fillimisht, dy persona i kishin mbijetuar rrëzimit të avionit, por më pas njëri prej tyre vdiq në spital nga plagët e marra.

Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka shpallur 26 shtatorin ditë zie, për të nderuar viktimat e këtij aksidenti.

Zelenskiy, që vizitoi vendin ku u rrëzua aeroplani, bëri thirrje për hetim të plotë rreth gjendjes së pajisjeve të ushtrisë së vendit. Kryeministri Denys Shmyhal ka bërë thirrje që raporti zyrtar për rrëzimin e aeroplanit të përpilohet deri më 25 tetor.

“Dje kemi humbur kadetë të rinj dhe ushtarakë me eksperiencë. I gjithë vendi do t’i kujtojë ata sot, së bashku me familjet e tyre”, tha Zelenskiy.

Aeroplani i tipi Antonov-26, përdoret edhe nga ushtria, por edhe për transport të civilëve.

Aeroplani i rrëzuar, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, ishte i prodhuar në vitin 1977.

/REL

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com