• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rrëzimi i aeroplanit në Kanada, të gjithë pasagjerët mbijetuan. Hetohen shkaqet

by A R
18/02/2025 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një avion i kompanisë “Delta Airlines” u rrëzua gjatë uljes në aeroportin ndërkombëtar “Pearson” të Torontos në Kanada.

Avioni, një Bombardier CR900 me 80 persona në bord, ku 76 ishin pasagjerë dhe katër ishin anëtarë të ekuipazhit, ishte nisur nga Minesota për në Toronto.

Pamjet tronditëse nga vendi i ngjarjes tregojnë avionin me kokë poshtë në pistën e aeroportit, ndërsa pasagjerët u panë duke dalë nga avioni dhe duke ecur në pistën e akullt.

18 persona, mes tyre tre fëmijë, mbetën të plagosur si pasojë e përmbysjes së avionit, ku disa pësuan lëndime të rënda dhe u transportuan në spital.

Temperaturat e ulta, prania e mjegullës dhe stuhia e borës mendohet se janë bërë shkak për rrëzimin e avionit.

“Jam e lehtësuar kur mësova se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë gjallë pas rrëzimit të aeroplanit në Toronto Pearson”, tha kryebashkiakja e Torontos Olivia Chow.

Bordi për Siguri të Transportit të Kanadasë ka thënë se ka angazhuar një ekip për të kuptuar se si ka ndodhur saktësisht aksidenti.

Dy pista do të jenë të mbyllura për disa ditë për hetime dhe pasagjerëve u është thënë se mund të përballen me vonesa.

Përplasja është incidenti i katërt i madh i aviacionit në Amerikën e Veriut duke përfshirë një përplasje vdekjeprurëse në ajër midis një aeroplani pasagjerësh dhe një helikopteri ushtarak pranë aeroportit Ronald Reagan të Uashington DC, i cili vrau të gjithë 67 personat në bord, ndërsa të paktën shtatë persona vdiqën kur një aeroplan transporti mjekësor u rrëzua në Filadelfia dhe 10 u vranë në një përplasje avioni pasagjerësh në Alaskë.

Next Post
Aksidenti me dy viktima në Gjirokastër, arrestohet 54-vjeçari

Aksidenti me dy viktima në Gjirokastër, arrestohet 54-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In