• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku për fëmijët nga interneti, 47 % e përdoruesve janë kontaktuar nga të huaj

by A R
02/06/2018 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga viti 2016, 150 fëmijë dhe adoleshentë në Shqipëri kërkuan ndihmë pasi u ka ndodhur një ngjarje e rëndë në internet.

Sipas Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve, shumica e ngacmuesve seksualë janë meshkujt nga 24 deri në 44 vjeç.

“44% e fëmijëve shikojnë çdo ditë materiale pornografike; 47% janë kontaktuar nga një person i panjohur në internet; 62% konfirmojnë që kanë shokë dhe shoqe që shohin pornografi; shumica e qytetarëve të huaj që kontaktojnë fëmijët shqiptarë janë nga Mbretëria e Bashkuar, 33%; Italia 14% dhe SHBA 8%”, shprehet Altin Hazizaj, drejtor i CRCA.

Në Shqipëri, fëmijët e përdorin internetin rregullisht, duke aksesuar lehtësisht edhe në faqe të papërshtatshme për moshën e tyre. Po prindërit, çfarë thonë? A i kontrollojnë dot fëmijët?

“Mundohemi t’u vëmë orare”, thonë disa prindër.

“Fiks Fare” tregoi se si të rriturit ngacmonin seksualisht të mitur nëpërmjet internetit. Ky investigim nxiti pozitën dhe opozitën në Kuvend që njëzëri të deklarohen pro miratimit të ligjit që mbron minorenët. Kërkesa për ndryshimin e Kodit Penal është bërë nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve.

“Bëhet fjalë për disa vepra të reja penale, komunikimi i fëmijëve për qëllime seksuale, nxitja e fëmijëve për tu përfshirë në marrëdhënie seksuale. Shumica e këtyre krimeve ne kërkojmë që të dënohen nga 7-8 vjet deri në 20 vjet”, deklaron Hazizaj për TCH.

Sipas studimit të CRCA-së, në vitin 2016 rezulton se vetëm gjysma e krimeve seksuale ndaj fëmijëve janë dënuar në gjykatat shqiptare. Pra, si sistemi i policisë, edhe ai drejtësisë janë të papërgatitur, si për të mbrojtur fëmijët, ashtu edhe për të dënuar krimet seksuale ndaj tyre.

“Shqipëria nuk ka një regjistër të krimeve seksuale. Në të gjithë botën janë të regjistruar në komisaritatet e policive, dihet vendndodhja e tyre dhe ata nuk mund të lëvizin nga një qytet në tjetrin pa raportur te policia. Në Shqipëri, persona të tillë i kemi të punësuar në arsim, në polici, në ushtri, në institucionet shtetërore, duke i shërbyer fëmijëve”, shprehet Hazizaj./a.m.

Next Post
“Voton De Biasi, por jo Aurela”, ironia e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë me Bashën

“Shqiptarët po marrin rrugët, familjet e shefave të PD-së po 'trashin' xhepat"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

March 18, 2026
Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In