• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Rreziku numër 1 për qeverinë: Mërzia! Ajo që rrëzoi Xho Bajden në 5 nëntor!

by Skënder Minxhozi
21/11/2024 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Me vonesë dhe kur gjithçka ka mbaruar, demokratët në SHBA po fillojnë të lexojnë elektrokardiogramën e humbjes së 5 nëntorit. Një lumë anketash, sondazhe post-elektorale dhe analiza të thelluara zgjedhore, demografike e sociale po përvijojnë sesa i madh ishte në këto zgjedhje faktori ekonomik.

Shteti më i pasur në botë u lodh së paguari fatura të kripura. Ky konstatim zbulon sot një ndër shkaqet madhore të humbjes së Kamala Harris së bashku me emigracionin, Ukrainën dhe siluetën lëkundëse të Xho Bajden që rrëzohej sa herë kishte një palë shkallë përpara.

Humbja e Kamala Harris është metafora e rënies së pushtetit përballë njeriut të thjeshtë. Përtej indoktrinimit dhe hipnozës mbarëkombëtare që arriti të krijojë një shitës i aftë dhe spekulant si Donald Trump, shurdhëria e administratës qëndrore në Uashington ndaj problemeve të mëdha ekonomike e sociale që kalon SHBA, prodhoi një nga humbjet më të hidhura për të majtën amerikane.

Bota është kthyer në një fshat global dhe modelet e situatat kanë kudo pika takimi e komunikimi mes tyre. Në këtë vendin tonë vogël pas rreth gjashtë muajsh do të kemi zgjedhje. Ashtu si në SHBA partitë do të përballen me kutitë e votimit dhe humorin e votuesve.

Këtu tek ne fushata po afrohet me një debat për të ardhurat e ulëta të pensionistëve dhe shtresave të tjera në nevojë. Një debat që u zgjerua gjatë rrugës dhe përfshiu edhe politikat fiskale, evazionin dhe debatin për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Vetëm në një shtet të dobët e pa kontroll mbi territorin ndodh që bizneset të mos paguajnë masivisht tatimet e taksat. Kudo në kryeqytet mbi tavolinat e restoranteve e bareve, në dyqane e markete, në pika karburanti e njësi tregtare ka një ligj të pashkruar copash letre në ose nën dorë. Janë alternativa shqiptare e kuponave tatimorë. Janë mënyra sesi mijëra biznese nga Tirana në Konispol e Vermosh shkelin orë e çast ligjin dhe thajnë arkën e shtetit.

Është e pavend që kryeministri të ankohet për evazorët apo të akuzojë drejtësinë. Shteti i ka të gjitha mekanizmat, institucionet, agjentët në terren, për të kontrolluar e mbledhur taksat apo penalizuar kundravajtësit. Qeveria nuk mund të ankohet se ka evazion kur detyra e saj primare është që evazion të  ketë sa më pak. Paguhet me taksat tona për kontrolluar si i paguajmë taksat tona!

Ka një ndjenjë depresioni mbi kokat e shqiptarëve këto muaj. Është një ndjesi fiziologjike që e sjell dimri me zymtësinë e vet, por në fakt jo vetëm stina e ftohtë. Në prag-zgjedhjesh ky humor gri që noton në ajër e që nxitet kohë pas kohe edhe nga ngjarje si vrasjet e fundit tragjike, është tejet i rrezikshëm për qeveritë.

Paralelisht me aktet makabre si ai shkollës Fan Noli, këto orë kaloi në Kuvend buxheti i vitit të ardhshëm. Me kalkulim të ftohtë opozita e fokusoi goditjen ndaj buxhetit tek ajo që konsiderohet si harresë për shtresat më të varfëra. Pensionistë, persona me aftësi të kufizuar e në përkrahje sociale, të papunë etj. Opozita goditi në një nerv të zbuluar të qeverisë, pasi pensionistët shihen historikisht si një nga prurjet  kryesore elektorale për PS.

Ministri Gonxhe na tha se bonusi i fundvitit për pensionistët, që qeveria këtë radhë e ka rritur ndjeshëm, do të japë 150 euro për 511 mijë pensionistë që marrin 200 mijë lek e poshtë pension.

Pra thënë ndryshe paskemi gjysëm milioni shqiptarë të moshës së tretë që vuajnë të dalin në fund të muajit. Me çmimet e mallrave të konsumit e karburantit që nuk ulen edhe pse euro shkon gjithnjë e më poshtë, kjo shtresë ka mbetur zbuluar pas goditjeve të inflacionit që prodhoi pandemia dhe lufta në Ukrainë. Me më pak se 200 mijë lekë të vjetra është një sport i vështirë të mbyllësh bilancin personal mujor, nëse të duhet të paguash ujin, energjinë dhe koshin me ilaçe që ta ka bërë peshqesh mosha. E kjo prodhon lodhje, depresion dhe revoltë edhe tek ata që kanë votuar për këtë qeveri. Faktikisht e përpjeta e çmimeve ka lodhur e mërzitur jo vetëm pensionistët e të pamundurit, por edhe atë që shihet si shtresë e mesme e që i duhet ta paguajë bukën, perimet, transportin e shërbimet me çmime të ngjashme me ato të Greqisë a Italisë.

Një mërzi mbarëpopullore ndaj qeverisësve ka marrë hov nga situata ekonomike dhe pasojat e inflacionit disavjeçar, pa harruar faktorë të tjerë madhorë si konsumi e korrupsioni. Një mërzi e cila nuk prek kufinjtë e armiqësisë apo urrejtjes po më shumë të bezdisë dhe lodhjes, për atë pjesë të popullatës që nuk rreshtohet në transhetë partiake. Një ndjesi e përgjithshme e shtrirë nga qendra në provincë, nga veriu në jug, se shteti është rraskapitur e nuk reagon, se ligji nuk funksionon, se qeveria është larg realitetit dhe halleve të përditshme dhe se korrupsioni ka marrë revan.

Është një komponente kjo e humorit të prishur të shtetasve të tij, që kryeministri Rama duhet ta llogarisë me shumë kujdes e jo ta neglizhojë gjashtë muaj para zgjedhjeve. Sepse nuk është vetëm një rrethanë politike e elektorale, por mbi të gjitha edhe një urgjencë njerëzore!

Është një situatë shumë e ngjashme me atë mërzi të stërmadhe që rrethoi ngadalë me vite administratën e Bajden në SHBA dhe shënoi dhe rënien e saj në fund për shkak të ekonomisë dhe kostos së jetesës. E kur u mërzitën amerikanët, imagjinoni shqiptarët!

Milionat e turistëve ikën pasi lanë jo pak valutë në xhepat tanë. Megjithatë jemi vendi më i varfër në Evropë, me pagat minimale e minimumin jetik më të ulët në kontinent, edhe më poshtë se fqinjët tanë që rrisin pensionet, përkrahin më të vobektit dhe japin subvencione për fermerët e bizneset e vogla. Disbalanca mes të ardhurave dhe çmimeve e tarifave është kthyer në një luftë egzistenciale për një pjesë qindramijëshe të shoqërisë shqiptare që po mpak besimin e njerëzve dhe rrit tensionet sociale. Edhe në këtë buxhet qeveria e humbi shansin të tregojë empati e mirëkuptim për të ndihmuar të varfërit e këtij vendi. Qoftë duke bërë edhe atë që propozoi në parlament me të drejtë Damian Gjiknuri gjatë debateve për buxhetin, kur tha se duhet të lemë ndonjë projekt pa zbatuar apo të rrisim pak borxhin publik, për të financuar rritjen e pensioneve. Një zë i logjikshëm fatkeqësisht në një det harrese…

Next Post
Haga lëshon urdhërarrest për Netanjahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes së Izraelit: Në pranga edhe komandanti i Hamas

Haga lëshon urdhërarrest për Netanjahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes së Izraelit: Në pranga edhe komandanti i Hamas

Comments 2

  1. pirroshi says:
    1 year ago

    Një analizë e thjeshtë dhe e logjikshme. Qeveria rend pas veprave të mëdha duke harruar brezin e tretë, atë të punës dhe të ndryshimit të madh.
    Por duhet mos anashkaluar se rreth 300.000 pensionistë, a ndoshta më shumë që jetojnë jashtë shtetit marrin një pension disa herë më shumë se atë shqiptare. Pra mbi 500-1000 euro e më lart. Prandaj dhe nuk ka një reagim të fortë në këtë fenomen.
    Një i tillë jam dhe unë që marr 650 Euro këtu ku jetoj për të njëjtën periudhë punësimi 18 vjet në Shqipëri që marr 100 euro. Pensionin shqiptar e tërheq njëherë në 6 muaj.
    Të përshëndes Skender.

    Reply
  2. L.Xh says:
    1 year ago

    Minxhoz, ke bërë një analizë të saktë, korekte, të hollësishme, dhe mbresëlënëse, të asajë që UNË, do ta cilësoja si SHPIRTI i shqiptarit, që është shumë i përvuajtur deri në skamje, i rritur me psikozën që BUKA DHE FISHEKËT mos të na mungojnë, psikozë e cila, edhe kur hanë një vakt, të thonë pa ha bukë….pra, nevojat e këtijë shqiptari, janë deri tek buka….si psikozë….kulmi i varfërisë.
    Kjo që po ndodh sot, me këtë popull të përunjur, është si qetesia e oqeanit, para fortunës, e që nuk është e largët dita, kur kjo furtunë do të shpërthejë, ndofta edhe më keq se 1997….shënjat janë të tilla.
    Kush ka mënd, kështu duhet ta kuptojë shpirtin e Shqiptarit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti Korreshi “kthen” Kryeministrinë në USB: Mbyllja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, zvarritje që të..

Deputeti Korreshi “kthen” Kryeministrinë në USB: Mbyllja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, zvarritje që të..

December 19, 2025
VIDEO/Fermerët në protestë para shtëpisë së Macron! Lakra, goma, kamionë me baltë dhe një arkivol para banesës së presidentit…

VIDEO/Fermerët në protestë para shtëpisë së Macron! Lakra, goma, kamionë me baltë dhe një arkivol para banesës së presidentit…

December 19, 2025
Kryebashkiaku i Shkodrës në SPAK,  lë pas dy orësh ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Kryebashkiaku i Shkodrës në SPAK, lë pas dy orësh ambientet e Prokurorisë së Posaçme

December 19, 2025
VIDEO-Pamjet e shtëpisë së Big Brother VIP/ Arjan Curri, Shpat Kasapi dhe Arbenita banorë? E zbulon moderatori

Big Brother VIP 5, ja banori i parë/Moderatori e konfirmon, heq kollaren në mbyllje të emisionit e thotë: Shihemi në shtëpi!

December 19, 2025
Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur/ Osmani: Një vendim historik

Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur/ Osmani: Një vendim historik

December 19, 2025
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Nga tranzicioni i rremë te depresioni kolektiv

December 19, 2025
“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

Kaosi në Parlament, analisti: Sjellja e opozitës i shërben pozitivisht Edi Ramës

December 19, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e momentit kur ekzekutohet futbollisti 33-vjeçar

VIDEO/ Publikohen pamjet e momentit kur ekzekutohet futbollisti 33-vjeçar

December 19, 2025
Çështja Balluku, gati 5 orë mbledhje te ‘Mandatet’/ Zbardhen detaje nga diskutimet, PS: Qëndrimin tonë do ta japim pas… 

Çështja Balluku, gati 5 orë mbledhje te ‘Mandatet’/ Zbardhen detaje nga diskutimet, PS: Qëndrimin tonë do ta japim pas… 

December 19, 2025
Bardhi: Do kërkojmë që Këshilli i Mandateve të mblidhet në fillim të javës, Peleshi po i jep kohë Ballukut të prishë provat

Bardhi: Do kërkojmë që Këshilli i Mandateve të mblidhet në fillim të javës, Peleshi po i jep kohë Ballukut të prishë provat

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In