• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku nga Rusia…

by Enver Robelli
18/11/2017 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

…dhe si po e nënçmon këtë rrezik shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

Kritika kundër politikanes italiane kanë ngritur edhe ekspertë të sigurisë nga 22 vende të Europës.

Nga Enver Robelli

Para se të zgjidhej në postin e shefes së diplomacisë së Bashkimit Europian, politikania italiane Federica Mogherini u ballafaqua me shumë skepticizëm nga ana e deputetëve të Parlamentit Europian.

E papërvojë dhe tepër tolerante ndaj Rusisë – kështu mendonin për të jo pak eurodeputetë në vitin 2014.

Pasi ishte marrë në pyetje për tri orë nga deputetët e Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian, socialdemokratja Mogherini kishte arritur të zbusë kritikat dhe ishte emëruar pasardhëse e diplomates britanike Catherine Ashton.

Javën që shkoi Mogherini sërish u ballafaqua me kritika për qëndrimin e saj të butë ndaj Rusisë, konkretisht ndaj përpjekjeve të Moskës që me lajme të rrejshme të destabilizojë vendet anëtare të BE-së.

Ekspertë të sigurisë nga 22 vende publikuan «Deklaratën e Pragës», në të cilën numërojnë shembuj të ndërhyrjes së Rusisë. Që Kremlini përpiqet të shkaktojë tensione në Ukrainë, kjo dihet tashmë.

Por, ekspertët e sigurisë janë të bindur se pala ruse ka ndërhyrë edhe në fushatën e Brexitit, duke përkrahur lëvizjen «Leave», pra britanikët që kërkonin daljen e vendit të tyre nga BE. Kjo u arrit, Britania vendosi me një shumicë të ngushtë të braktisë BE-në.

Rusia ka ndërhyrë edhe në zgjedhjet në Holandë, në referendumin për kushtetutë në Itali, në zgjedhjet gjermane dhe në referendumin e Katalonisë.

«Në të gjitha këto raste përzierja ka për qëllim të dobësojë Perëndimin dhe sistemin demokratik, të shkaktojë më shumë kaos dhe të thellojë përçarjen në shoqëritë tona», thuhet në «Deklaratën e Pragës». Pas «Deklaratës së Pragës» qëndron instituti «Vlerat e Europës» me seli në kryeqytetin çek.

Sipas gazetës gjermane «Süddeutsche Zeitung» ekspertët e sigurisë janë të dëshpëruar sidomos me kryediplomaten e BE-së, Federica Mogherini. Ajo akuzohet se dy vitet e fundit i ka kaluar duke refuzuar ta quajë Rusinë «burim kryesor të dezinformimit armiqësor».

Mogherini kritikohet po ashtu se nuk po e përkrah sa duhet «East StratCom Task Force», një ekip, i cili punon në kuadër të resorit të saj dhe çdo javë përpilon lista me shembuj të dezinformatave ruse. Aktualisht për «East StratCom Task Force» punojnë 14 ekspertë, ndërsa do të ishte e nevojshme që numri i tyre të trefishohet.

Në takimin e ministrave të Jashtëm të mbajtur të hënën e kaluar në Bruksel, Mogherini kërkoi më shumë para, por para së gjithash për të forcuar punën në shtetet e Ballkanit dhe në vendet arabe. Sa i përket Europës Lindore ajo tha se taskforca është «mirë e etabluar», nënvizon «Süddeutsche Zeitung».

Mogherini qëndroi konsekuente në refuzimin e saj për ta vënë në shënjestër Rusinë. Kjo qasje ka nxitur zemërimin e disa shteteve të Europës Lindore. Ekspertët që kanë nënshkruar «Deklaratën e Pragës» theksojnë se «një pjesë e madhe e establishmentit politik perëndimor nuk po e sheh ende rrezikun me të cilin përballemi».

Ndryshe nga Federica Mogherini, shefi i shërbimit sekret gjerman BND, Bruno Kahl, e ka quajtur Rusinë «rrezik potencial». Në një fjalim të mbajtur në München të martën e kaluar Kahl përshkroi ambiciet e Rusisë për të shtuar ndikimin në vendet e BE-së dhe shtroi pyetjen nëse Perëndimi është i aftë t’i kundërpërgjigjet këtyre kërcënimeve.

Kahl tha se nuk ka ndonjë shenjë se raportet me Rusinë do të përmirësohen nën drejtimin e Vladimir Putinit. Ambiciet e Rusisë, sipas Kahl, do të shtohen. Shefi i BDN-së theksoi se pas manovrave verore Rusia ka modernizuar armatimin dhe komandën e forcave ushtarake. Sipas tij stacionimi i trupave dhe niveli i ripërtëritjes janë zhvillime «shqetësuese».

Rusia, shtoi ai, po përpiqet të marrë një rol udhëheqës në kontinentin europian, duke dobësuar BE-në dhe zmbrapsur SHBA-të. Qëllimi, sipas Kahl, është të futet një pykë mes BE-së dhe Amerikës. «Që ta themi qartë: në vend se të jetë partner për sigurinë europiane, Rusia më shumë është rrezik potencial.

Moska është kthyer si protagonist i politikës botërore dhe do të mbetet fqinj i parehatshëm». Pa përmendur ndonjë politikan europian me emër, Kahl tha se Europa duhet të mendojë nëse pozicionimi i NATO-s dhe i Perëndimit është i mjaftueshëm për të kundërshtuar këto potenciale kërcënimi.

Gjatë javës që shkoi edhe kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, mbajti një fjalim dramatik në Londër. Ajo akuzoi Moskën se po përzihet ilegalisht në zgjedhje dhe po shfrytëzon lajmet e rrejshme në mbarë botën për të manipuluar opinionin publik dhe mediat. Kështu, sipas, May, Moska po e kërcënon rendin botëror.

Kremlini, tha kryeministrja britanike, po falsifikon lajme, fotografi dhe historinë për të arritur qëllimet e tij. Ajo tha se për Putinin ka një porosi: «Ne e dimë çfarë po bëjmë. Dhe ju nuk do të fitoni».

Next Post
Vasili kritika për palmat e mbjella gjatë qeverisjes PS-LSI…

Vasili kritika për palmat e mbjella gjatë qeverisjes PS-LSI...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In