• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rreziku” nga Kina, Mimi Kodheli: Raporti me Rusinë shqetësoi aleancën. Po Shqipëria?

by A R
17/06/2021 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi në “Log.” në ABC me gazetarin Endri Xhafo se marrëdhëniet e Shqipërisë me Kinën mund të shihen në dy aspekte, si një vend i pavarur dhe si shtet anëtar i NATO-s. Kodheli u shpreh se NATO ka politikat e saj mbrojtëse dhe nuk do të jetë në veprim sulmi me asnjë vend për cilat ka rezervat e veta.

“Unë mendoj që duhet të konsiderohet në dy aspekte marrëdhënia me Kinën. Shqipëria si një vend i pavarur dhe Shqipëria si anëtar i NATO-s. Që nga viti 2009 kemi një linjë të mirëpërcaktuar që ne i marrim bashkarisht sa herë që ulemi në tryezën e NATO-s. Në Samitin e Brukselit vendet anëtare të NATO-s, dolën me një deklaratë për raportet me Kinë. NATO ka politika mbrojtëse. Nuk do të jetë në veprim sulmi me asnjë vend për të cilat NATO ka rezervat e veta.

Nga ana tjetër vende të një peshe të caktuar brenda aleancës së veriut kanë marrëdhënie bilaterale me Kinën. Në Samitin e Brukselit para disa ditësh u tha se Kina ka sjellë një rrezik për vendet e NATO-s. I referohem çdo investimi të padakordësuar që Kina bën në hapësirë. Ka një sektor të rëndësishëm që është ai i armëkontrollit. Ka një raport mbi atë që prodhon çfarë apo kush investon ku. Kjo krijon një shqetësim për NATO-n”, deklaroi Kodheli.

Ajo theksoi se në raport me Kinën, nga ana e administratës Biden janë bërë përparime në krahasim me Donald Trump duke zbutur përplasjen që ekzistonte më parë.

“Unë besoj dhe mendoj që janë bërë hapa përpara nga Biden, krahasuar me administratën Trump. Është rënë në një marrëveshje të re që ka zbutur përplasjen e mëparshëm që ekzistonte. Kina shumë shpejt do kthehet në vendin me potencialin më të madh ekonomik. Ky përbën një element që duhet marrë në konsideratë.

 Kina ka hyrë në marrëdhënie të drejtpërdrejta me Rusinë. Pikërisht kjo marrëveshje mes dy presidentëve të këtyre dy vendeve ka shqetësuar aleancën. Kjo ka nevojë për një strategji të përcaktuar në dokumentin final që ka dalë nga samite i Brukselit. Mendoj që sidomos investimet në fusha kibernetike apo të mënyrave të tjera, me të cilat sot luftohet më shumë se me ato klasiket që njohim ne, sjell në vëmendje të aleancës këtë fakt. Fakti që ka element të ndërhyrjes përmes kësaj fushe, krijon shqetësim për vendet e perëndimit dhe SHBA në mënyrë të veçantë”, u shpreh Kodheli.

/a.r

Next Post
VIDEO / Kur Nano tallej me Metën: Kam respekt për rakinë e Skraparit, jo për skraparllinjtë shperdorues

VIDEO / Kur Nano tallej me Metën: Kam respekt për rakinë e Skraparit, jo për skraparllinjtë shperdorues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In