• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rreziku nga ashensorët, flet kreu i Mbikqyrjes: Nga 10 mijë, vetëm 1200 janë kontrolluar! Vlora dhe Fieri s’kanë fare…

by A R
13/09/2021 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një vend ku ka më shumë se 10 mijë ashensorë në përdorim nga qindra mijëra qytetarë, të regjistruar janë vetëm 1200 prej tyre! Kjo e bën situatën alarmante dhe ajo që është më e rëndë është se për këtë nuk ka një përgjegjës! Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes Teknike e ka të pamundur pasi në dispozicion ka vetëm një staf prej 7-8 inspektorët dhe kontrollet bëhen mbi bazë risku dhe jo të përgjithshme, e ndërsa jo çdo pallat ka një administrator. Të gjendur përballë kësaj situate, drejtori i mbikëqyrjes së ashensorëve Julian Llupo në intervistën për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se për ashensorët duhet të ketë kontrolle 1 herë në vit për ato në pallate dhe 6 muaj për ashensorët në ambiente pune, spitale apo hotele, por që në terren nuk ndodh një gjë e tillë.

“ISHMT dhe sektori përkatës që merret me inspektimet, ka një periudhë rreth 3 vjet, janë kryer rreth 2000 inspektime në të gjithë vendin, por me një staf që është llogaritur për të trajtuar problematike në standaste shumë të vogla, 1200 ashensorë janë regjistruar, për këta ka informacione për instaluesin dhe mirëmbajtësin. pjesa tjetër mbetet e pacertifikuar nga një trup sic e kërkon ligji. Në kryejnë inspektime me bazë riskun, llogariten rreth 10 mijë ashensor, inspektimi është masiv. Sa i përket ashensorëve që janë në ambiente punë kanë qenë fokusi kryesor, se risku është më i lartë dhe po shkohet drejt një registrimi, ndërsa te ato me ambiente të përbashkëta, zgjedhje e administratorëve të pallateve dhe në ndjekjen masive të kësaj problematike ndërsa në bashkitë e tjera ky proces nuk funksionin, e kemi të vështirë që të gjejmë një person përgjegjës për mirëmbajtjes, certifikimin dhe mirëmbajtjen.

Vlora,  Fieri s’kanë administrator. Është një fenomen masiv dhe duhet të ketë zgjedhje patjetër. Inspektoriati e ka të pamundur nga logjistika, se nuk mund të kryejmë 10 mijë apo 20 mijë procedura, nuk është krijuar sistemi i tillë, por nëpërmjet administrimit të administratorëve, ai kërkon mirëmbajtje një herë në vit, dhe atëherë kur nga banorët shohin se kanë diçka që nuk shkon drejtohen te ISHMT. 1 herë në vit në ambiente të përbashkëta, dhe 6 muaj për pallate, hotele, ambiente pune”, është shprehur Llupo.

Duke u ndalur në gjuhën e shifrave, për të mirëmbajtur një ashensor ka një kosto deri në 10 mijë lekë që duhen paguar nga ana e vetë qytetarëve. Llupo ka treguar edhe se si një qytetarë mund ta disponojë si informacion nëse ashensori i pallatit ku ai banon është i regjistruar dhe i certifikuar apo jo. Gjithashtu, ai ka sqaruar se në rast se një qytetar sheh që ashensori në pallatin e tij ka një anormali, atëherë duhet të njoftojnë administratorin, dhe është ky i fundit që njofton ISHMT-në. Megjithatë, situata është e tillë ku në shumë pallate nuk ka një administrator për shkaqe të ndryshme.

“50-100 mijë lekë të vjetra në vit për ato periodike, ndërsa për certifikimin fillestar është shumë herë më i madh. Certifikatat janë raporte zyrtare që i lihen administratorit të pallatit, të plota dhe me konkluzione i lihen administratorit dhe çdo banorë mund ta kërkoj këtë informacion, të marrë certifikatën”, tha Llupo.

Ngjarja e djeshme në zonën e Astirit nxori në pah këtë problematikë. 2 gra mbetën të plagosura pasi ra një ashensor nga një pallat. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnate dhe të 2 gratë janë dërguar për në spital, ku njëra ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetra është rikthyer në banesë. Ato kanë qenë brenda ashensorit, kur kabulli i tij është shkëputur dhe është përplasur me fuqi në katin e parë. Njëra prej të plagosurave është shtatzënë. Lidhur me këtë ngjarje u arrestua tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve të pallatit, Dëfrim Shabani, ndërsa ka vendosur procedim në gjendje të lirë për vëllanë e tij, Dritan Shabani i cili është administratori i firmës së mirëmbajtjes.

Next Post
Dëshmia tronditëse e babait të Sabrinës: Faktuam tradhëtinë e Eltonit, ai e rrëmbeu me dhunë

Dëshmia tronditëse e babait të Sabrinës: Faktuam tradhëtinë e Eltonit, ai e rrëmbeu me dhunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In