• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku i kakofonisë rreth hapjes së listave

by Mero Baze
24/09/2020 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sot janë depozituar në Kuvend tre amendamente nga deputetë të opozitës parlamentare, që kërkojnë ndryshimin e draftit të Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, që do të reflektohen në ligjin zgjedhor.

Të treja propozimet bashkohen tek ideja që duhet hequr pragu kombëtar dhe duhet bërë 1 për qind, dhe kjo me sa duket do të realizohet.

Por nga ana tjetër, ato kanë tre opsione të ndryshme në formë, rreth hapjes 100 përqind të listave.

Myslim Murrizi kërkon hapje të listave dhe mundësinë e kandidimit të kryetarit të listës në katër qarqe, Patozi kërkon lënien e mundësisë për hapjen e listave në dorë të çdo partie, sipas modelit danez, duke dashur të testojë me këtë rast vullnetet politike të PS e PD për hapjen e listave, ndërsa Rudina Hajdari kërkon renditje alfabetike të kandidatëve dhe hapje të listës.

Në thelb, të tre kërkojnë hapjen e listave, por fakti që nuk arrijnë të unifikohen para votimit, i jep mundësi shumicës të zgjedhë një opsion jo të plotë dhe ta bëjë të debatueshëm përmbushjen e detyrimit të saj.

Në këtë proces të ndryshimeve kushtetuese, Partia Socialiste ka hyrë me kërkesë të opozitës parlamentare dhe nuk mund ta përmbyllë procesin kundër kërkesave të opozitës parlamentare, pasi nuk mund të vrasë arsyet përse e nisi këtë proces.

Nga ana tjetër, opozita parlamentare duhet të kishte vetëm një amendament për reflektim në ligjin zgjedhor të ndryshimeve kushtetuese. Kjo, jo vetëm për ta qartësuar qëndrimine  saj, por dhe për të treguar një farë serioziteti për atë që kërkojnë.

Tashmë është e qartë që nga opozita parlamentare do ketë tre parti që do garojnë në zgjedhje, “Bindja Demokratike”, partia e Murrizit dhe ajo e Rudina Hajdarit, ndaj pavarësisht se nga sa deputetë ato përfaqësohen në Kuvend, aktualisht ato duhen llogaritur si parti që janë të interesuara për procesin zgjedhor.

Për këtë arsye ka rëndësi të unifikojnë qëndrimin e tyre për formulën e hapjes së listave, ashtu siç e kanë unifikuar për pragun kombëtar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i tërhoqën sot vëmendje kryeministrit Rama, që ndryshimet e 30 korrikut të bëhen mbështetur në besimin e palëve. Dhe së paku në këtë proces duhet të ketë besimin e palës që i ka kërkuar këto ndryshime.

Duke paraqitur tre versione të hapjes listave, nga vet opozita parlamentare, mund të krijohet një kakofoni rreth asaj që do të ndodhë realisht dhe nëse ato hapen siç kërkon Murrizi, siç kërkon Patozi apo Hajdari, apo siç nuk kërkon asnjëri.

Ndaj është mirë që deri më 1 tetor, të bihet dakord për një version, që të tre palët të jenë dakord dhe që së paku ndryshimet të përmbushin arsyen përse nisi ky proces. Dhe mbi të gjitha, për të kuptuar se sa i do Basha apo Meta realisht listat e hapura, nëse ato hapen realisht.

Next Post
Detajet e Bulqizës/ Biznesmeni u kërcënua në telefon: O paratë ose të vrasim!

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas kalimtarin në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

February 15, 2026
Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

February 15, 2026
Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

February 15, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

February 15, 2026
Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

February 15, 2026
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

February 15, 2026
Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

February 15, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In