Për shkak të koronavirusit çdo gjë ndryshoi dhe planet e dasmave mbetën në mes, madje ato shihen si aktivitete me potencial të lartë për përhapjen e virusit.
Një çift në Jordani ka vendosur që pavarësisht të gjithave, të martohet, mirëpo dasma u kthye në një vatër infektimesh.
Babai i nuses, që mbërriti nga Spanja pak ditë para dasmësh, infektoi 76 të ftuar.
Në ceremoni ishin të ftuar 350 persona. 76 personat e infektuar në dasmë e “pasuan” virusin edhe tek nëntë persona të tjerë, të cilët nuk kishin lidhje me ceremoninë.
/e.rr