• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrezikohen moshat e reja/ Rritet mbi 100% fatalitet në femrat 30-40 vjeç nga tumori. Ja qarku me më shumë vdekje

by Java News
02/06/2021 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vitin e kaluar humbën jetën nga sëmundjet tumorale 3589 persona, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin paraardhës, por të dhënat tregojnë se më të dëmtuar nga kjo sëmundje kanë qenë femrat në moshën 30 -40 vjeç.

Gjatë vitit pandemik ku edhe gjithë vëmendja dhe energjitë e sistemit shëndetësor ishin përqendruar tek menaxhimi i Covid-19, sëmundja e tumorit ka rezultuar fatale në moshat e reja të popullsisë. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në femrat e moshës 30-34 vjeç fatalitetet nga tumori u rriten me 120 për qind.

Gjithsej humbën betejën me jetën 11 ferma në këtë moshë nga 5 në vitin 2019. Gjithashtu 21 ferma në moshën 35 -40 vjeç u përballen me vdekjen për shkak të tumoreve me një rritje 100 për qind në raport me vitin 2019 (shih Grafikun e mëposhtëm).

Mjekët onkologë arsyetojnë se gjatë vitit pandemik u rriten vështirësitë për të marrë shërbimet mjekësore dhe trajtimet rutine me kimioterapi që të sëmurët me tumore marrin zakonisht.

Kufizimet në lëvizje vështirësuan trajtimin e tyre në tremujorin e dytë të vitit, ndërsa shumë persona nuk kanë mundur të marrin diagnozën në kohë për të evituar një infektim të mundshëm me virusin në spitale.

Neoplazmat shënuan rritje më të lartë tek femrat se tek meshkujt. Fatalitetet te femrat u rritën me 2.2% në 2020-n, të ndikuara nga grupmoshat 30-39 vjeç dhe 60-64 vjeç.

Gjatë vitit 2020, vdekshmëria tek burrat nga kjo sëmundje ra më 1 për qind.

Por teksa në total kishte me pak jetë të humbura në meshkuj, në moshat e reja 30-50 vjeç u vu re një rritje e jetëve të humbura në raport me vitin 2019 (shih grafikun e mëposhtëm).

Neoplazmat ishin grupi i tretë më i madh nga sëmundjet që shkaktojnë fatalitete. Zakonisht vdekshmëria është më e lartë në moshat mbi 60 vjeç, por vit pas viti ka një zbritje në mosha të reja, si pasojë e kequshqyerjes, ndotjes dhe stilit të jetesës.

Meshkujt janë më të prekur, të ndikuar dhe nga stili i jetesës që ata bëjnë.

Mjekët pneumologë pohojnë se janë shtuar dukshëm rastet e tumoreve të mushkërive, për të cilat bëjnë shkaktarë pirjen e cigares dhe ndotjen e mjedisit.

62.6% e totalit të jetëve të humbura nga tumoret ishin burra në 2020-n. Por në raport me një vit më parë ka një rritje të prevalencës së femrave me rreth 1 pikë përqindje për shkak të rritjes më të lartë të vdekshmërive të grave nga tumoret në raport me burrat. Mjekët pohojnë se tumoret e uterusit dhe të gjirit po përhapen shpejt dhe po zbresin në moshat e reja.

Gjirokastra, qarku më më shumë vdekje nga tumoret

Të dhënat sipas qarqeve tregojnë se vdekshmërinë më të lartë për numër popullsie e ka Gjirokastra. Në vitin 2020 në Gjirokastër kishte 24,4 persona që humben jetën nga tumoret për 10 mijë banorë. Më pas vijnë Berati, Korça dhe Vlora me rreth 16 vdekje për 10 mijë banorë.

Tirana dhe Durrësi kishin numrin më të ulët të vdekjeve nga tumoret në raport me popullsinë, respektivisht me 9.9 dhe 10.4 të vdekur për 10 mijë banorë.

Prevalenca për mijë banorë me të sëmurë me kancer shihet të ketë pësuar rritje me 70% gjatë dekadës, sipas të dhënave spitalore./monitor/

 

g.kosovari

Next Post
“Breshëria e ekzekutimeve do…”/ 500 kriminelë në listën e zezë dhe mafia shqiptare, grekët: “Kontratat e vdekjes” do vazhdojnë

"Breshëria e ekzekutimeve do..."/ 500 kriminelë në listën e zezë dhe mafia shqiptare, grekët: “Kontratat e vdekjes” do vazhdojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase

“E vendosim ne se kush do iki apo do qëndrojë në Gjermani”/ Merz: Kujdesemi për sigurinë tonë

December 31, 2025
Grabitet ujësjellësi në Vlorë/ Mbeten pa ujë banorët në disa zona të qytetit

Grabitet ujësjellësi në Vlorë/ Mbeten pa ujë banorët në disa zona të qytetit

December 31, 2025
Ditët e festave/ Autoriteti Rrugor, plan masash në të gjithë vendin për sigurinë në rrugë

Ditët e festave/ Autoriteti Rrugor, plan masash në të gjithë vendin për sigurinë në rrugë

December 31, 2025
Eksperti bën përllogaritjet: Ja sa para i duhen një familje për të kaluar natën e ndërrimit të viteve

Eksperti bën përllogaritjet: Ja sa para i duhen një familje për të kaluar natën e ndërrimit të viteve

December 31, 2025
Rusia sulmon Odesën me dronë, katër të plagosur përfshirë tre fëmijë

Rusia sulmon Odesën me dronë, katër të plagosur përfshirë tre fëmijë

December 31, 2025
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Albin ‘Baba’ fitoi, e dinë në Kosovë se kujt i thonë ‘babë’ shqiptarët?!

December 31, 2025
Viti 2025, nga Papa Fraçesku, tek Giorgio Armani dhe Brigitte Bardot/ Këto janë personalitetet botërore që u ndanë nga jeta

Viti 2025, nga Papa Fraçesku, tek Giorgio Armani dhe Brigitte Bardot/ Këto janë personalitetet botërore që u ndanë nga jeta

December 31, 2025
Albin Kurti paralajmëron takim me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentit

Albin Kurti paralajmëron takim me Vjosa Osmanin për çështjen e presidentit

December 31, 2025
VIDEO-Mbërrin 2026-a në Australi, spektakël fishekzjarresh në Sydney

VIDEO-Mbërrin 2026-a në Australi, spektakël fishekzjarresh në Sydney

December 31, 2025
VIDEO- Urimi i ministres Spiropali: 2025-a, vit sfidash dhe arritjesh për Shqipërinë drejt BE! 2026-ta, me nivel të lartë ambicieje

VIDEO- Urimi i ministres Spiropali: 2025-a, vit sfidash dhe arritjesh për Shqipërinë drejt BE! 2026-ta, me nivel të lartë ambicieje

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com