• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rrezik për një konflikt me NATO-n? Rusia e trembur, Lavrov: Deklarata e Austin tregoi se SHBA e ka një plan

by Java News
02/03/2024 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, duke thënë se NATO dhe Rusia mund të përfundojnë duke luftuar njëra-tjetrën nëse Ukraina mposhtet, dëshmoi se SHBA ka një plan për të”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm, rus Sergey Lavrov në një konferencë në Antalia të Turqisë, shkruan Tass.

“Kuptimi i kësaj deklarate është se nëse Ukraina humbet, NATO-ja do të duhet të shkojë kundër Rusisë. Në një lapsus frojdian ai tregoi atë që kishin në mendje. Para kësaj, të gjithë thoshin: Ne nuk mund ta lëmë Ukrainën të humbasë, sepse presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të ndalet dhe do të marrë nën kontroll Balltikun, Poloninë, Finlandën. Por rezulton, sipas deklaratës së hapur dhe të qartë të zotit Austin, është e kundërta. Ne nuk kemi plane të tilla dhe nuk mundemi i kanë, por amerikanët i kanë”, tha ministri.

Sipas Lavrov, Europa është aktualisht viktima kryesore e politikës së SHBA-së për të “tërhequr Ukrainën në NATO”.

“Të gjitha shpenzimet kryesore janë zhvendosur në Evropë. Njerëzit po jetojnë gjithnjë e më keq, burimet e energjisë janë rritur shumë herë në çmim, krahasuar me atë që mund të ishte nëse amerikanët nuk do të kishin hedhur në erë tubacionet e gazit Nord Stream,” deklaroi Lavrov.

Ai tha se situata rreth Ukrainës u krijua nga Uashingtoni për të siguruar që Bashkimi Evropian të mos bëhet shumë i fortë si një rival i ekonomisë amerikane.

“Dhe ky synim është arritur. Evropa tani nuk është më një konkurrent i SHBA-së. Të gjitha bizneset kryesore dhe industria prodhuese po zhvendosen në SHBA, ku kushtet janë krejtësisht të ndryshme dhe energjia është shumë më e lirë,” theksoi ai./m.j

Next Post
Video/ Shoferja shpëtohet mrekullisht nga kamioni i varur në urë pas aksidentit

Video/ Shoferja shpëtohet mrekullisht nga kamioni i varur në urë pas aksidentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In