Forca të shumta policore raportohet të jenë prezente në Sarandë dhe Delvinë mbrëmjen e së dielës.
Burime për mediat shprehen se shtëpia e Klement Balilit në fshatin Stjar është kontrolluar dhe një person është shoqëruar.
Identiteti i këtij të fundit nuk bëhet i ditur.
Policia ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë në të gjithë vendin, që ka rezultuar me dhjetëra të ndaluar. Ndërkohë që detajet pritet të zbardhen zyrtarisht orët në vijim.