• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrethimi i Sali Berishës nga “tradhtarët”

by Ylli Pata
04/12/2025 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Lëvizja e Ervin Saljanjit dhe politianëve më të votuar por të lënë mënjanë në PD, ka fituar betejën e parë me Sali Berishën.

E kanë sfiduar atë, me një zgjuarsi që pakush e priste, duke pasur si rezultat nxjerrjen e Doktorit nga të gjitha shinat.

Sfida që i bn Saljanji së bashku me Alimehmetin dhe të tjerët ishte ballore; pasi kryen një takim, për të cilin Sali Berisha kishte urdhëruar bojkotin. Madje nuk u ndal me kaq, ai tha sot se falenderon ata që kanë bojkotuar takimin.

Që do të thotë qartë e shkoqur që Berisha, të gjithë ata demokratë, përkatësisht anëtarë të strukturave të PD-së që kanë shkuar në takime, i ka shpallur “non grata”.

Me një fjalë nuk do të jenë në listat zyrtare të atyre mundësive që ka Sali Berisha për të dhënë, meqë ka vulën. Përkatësisht kandidatë për deputetë, këshilltarë, kryebashkiakë, komisionerë, borde apo këshilla lobimi në përzgjedhjen e deputetëve etj etj.

Deklarata e prerë e Sali Berishës, ishte një qëndrim fatal, por që është në natyrën e metodologjisë së Doktorit. Megjithatë, përtej reagimit jo aq të jashtëzakonshëm, kishte qartë një panik dhe zemërim të dukshëm në gjuhën e trupit por edhe fjalët e kreut të PD-së.

Gjasat janë që ky zhgënjim e zemërim nuk ka lidhje me inatin që mund të ketë shkaktuar sfida e “djaloshit” nga fshatrat e Korçës. Rikthimi i Berishës në vitin 2021 ka sjellë shumë trauma e tokë të djegur në opozitë. Ai e ka ditur se ky operacion ka kosto dhe për këtë është përgatitur.

Largimi i ca militantëve dhe diferencat që shkaktojnë në kompleksitetin e elektoratit të PD-së nuk i prishin shumë punë Doktorit.

Berisha e di se 70%-shi i palëvizur i pakënaqësisë popullore i vjen në një pjesë të madhe nga elektorati historikisht jo i PS-së, përkatësisht që ka votuar për PD-në rregullisht.

Ai e di që me një process të hapur penalisht dhe të tjerë në rrugë, non grata e dy fuqive më të mëdha botërore i ka brenda çdo lëvizje në “gjendje të jashtëzakonshme”.

Rrugëtimi i tij në PD është thjeshte një mbijetesë deri në zgjedhjet e radhës. Më pas do të rinisë negocimin deri në zgjedhjet e ardhshme e kështu me radhë, deri sa të ndodhë një gjë. Taktikë e njohur: të mbetesh gjallë deri në rrëzimin e kundërshtarit nga faktorë të tjerë.

Problemi më i madh i Berishës është gjetiu. Ai është irrituar më shumë nga lëvizja e Saljanjit, pasi tashmë i kanë hyrë të dridhurat se ka një komplot brenda në SHQUP.

Të gjithë njerëzit që ikën nga Lul Basha dhe ju bashkuan atij, tashmë janë rrethuar me laps të kuq si Emiliano Zapata.

Mbushja e sallës së Durrësit për “më të votuarit”, edhe pas urdhrit të Doktorit që ta bojkotojnë nuk është një lëvizje kaq e thjeshtë. Ajo nuk vjen as nga rrjetet sociale apo simpatinë për Saljanjin apo doktor Alimehmetin.

Berisha ndjen se nën tokën e tij, përkatësisht në territorin e Partisë Demokratike po zien diçka të madhe, ku Salianji e Alimehmeti, apo edhe Kalaja janë vetëm pararoja.

Heshtja e Lulit dhe qetësia e të larguarve nga PD i ngre më shumë tensionin atij, e ka shumë mundësi që mosbesimi ndaj Gaz Bardhit dhe ndoshta Agron Gjekmarkajt të jetë prova e parë me “nëndetësen 105”.

Sjellja e tij dje, por sidomos sot, ka treguar që së paku Sali Berisha e ndjen veten të rrethuar në selinë e vjetër të SHQUP. Ku nuk përjashtohet ndonjë komplot nga jashtë…

Next Post
VIDEOT-Stuhia në Greqi, ja skenat dramatike/ Rryma tërheq makinën, momenti kur familja shpëtohet nga mbytja

VIDEOT-Stuhia në Greqi, ja skenat dramatike/ Rryma tërheq makinën, momenti kur familja shpëtohet nga mbytja

Comments 1

  1. Vlora says:
    2 months ago

    Ylli ben ç’i thonë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

February 8, 2026
Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

Sigurimi nga tërmetet e përmbytjet, si do të funksionojë skema me detyrim dhe cilat janë përfitimet?

February 8, 2026
Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

February 8, 2026
“Nuk manovrova dot!”/ Shoferi i “BMW” përplas një kalë në Lushnje, përfundon në spital gruaja e tij

“Nuk manovrova dot!”/ Shoferi i “BMW” përplas një kalë në Lushnje, përfundon në spital gruaja e tij

February 8, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Armët që ka në dorë Edi Rama në betejën e shpallur me drejtësinë!

February 8, 2026
Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

February 8, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

February 8, 2026
Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

February 8, 2026
Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In