• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Rrethimi” i Kapitolit, këshilltari i 3 presidentëve të SHBA-ve: Trump bëri akt terrorist

by Ardit Rada
07/01/2021 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kaosi dhe trazirat që ndodhën në Capitol Hill të mërkurën nuk kishin lidhje me demokracinë, përkundrazi, ishin një sulm ndaj demokracisë.

Kështu është shprehur David L. Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Columbia-s, SHBA, në një bisedë me Jonida Shehun.

Phillips, i cili ka qenë edhe këshilltar i ish-presidentëve Clinton, Bush dhe Obama, u shpreh për “Radari Informativ” në ABC se ajo që ndodhi dje në SHBA ishte e pritshme, duke marrë parasysh qëndrimin e mbajtur nga Trump për rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit.

“Po në fakt unë po flisja me njerëz ditën e djeshme dhe po diskutoja për diçka të tillë, pasi Trump thoshte herë pas here se kishte manipulim të zgjedhjeve.”

Po ashtu, sipas David Phillips, fjalët e presidentit Donald Trump ishin ato që e ngritën publikun për të sulmuar Kongresin.

“U mblodh një turmë që iu sul Kongresit. Ishin fjalët e tij nxitëse që ngritën publikun. Sa më shpejt që të largohet Trump, aq më mirë do të jetë për Amerikën. Këto që ndodhën e kanë cënuar imazhin e SHBA-ve që shiheshin si një vend i artë, i lirive dhe demokracive. Këto vite të kaluara, në presidencën e Trump, kanë qenë vite të errëta. Amerika nuk ka pasur nivelin e duhur të demokracisë. Georgia zgjodhi dy përfaqësues demokratë, për vitet e ardhshme do kemi mundësinë të bëjmë korrigjime.”

Ndërsa, i pyetur cila është më shqetësuese protesta apo qëndrimi i Donald Trump, Phillips tha: “Amendamenti jonë i parë garanton të drejtën e fjalës, ajo që ka qenë më shqetësuese, ka qenë përpjekja e vazhdueshme për të ulur nivelin e demokracisë, për të marrë ekstremistë në krahun e tij. Personat që kanë ushtruar dhunë, duhet të burgosen.”

Twitter, Facebook dhe Instagram bllokuan llogaritë e Trump pas trazirave në Kapitol dhe kjo për David L. Phillips është një gjë e mirë, pasi sipas tij, liria e fjalës mund të ushtrohet për sa kohë nuk është e dhunshme.

Sipas tij, ajo e djeshmja nuk ishte protestë politike, por një akt terrorizmi të brendshëm që u organizua nga Trump.

Por çfarë drejtimi do të mbajë administrata Biden sa i përket politikës dhe marrëdhënieve në rajonin tonë ku aktualisht janë disa çështje të “nxehta” si kufiri detar me Greqinë, marrëdhëniet me Turqinë, si dhe dialogu Kosovë-Serbi?

David L. Phillips: “Çështjet e detit duhet të studiohen. SHBA duhet të jetë më aktive në ndërmjetësim. ka një ndryshim të madh mes qasjes së Biden, ai do të jetë i përkushtuar dhe në dialogun Kosovë-Serbi. Kemi nevojë për bashkëpunim mes SHBA dhe BE. Duhet të rregullojmë komunikimin mes këtyre vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë. Duhet të punojmë më fort së bashku.” /a.p

Next Post
Ja simptomat që tregojnë se do të keni imunitet ndaj Covid

Ja simptomat që tregojnë se do të keni imunitet ndaj Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In