• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rreth 300 mijë forca izraelite rrethojnë Gazën, shkon në mbi 2100 numri i viktimave

by A R
11/10/2023 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bombardimet izraelite vijojnë ditë e natë në territoret e kontrolluara nga Hamasi në Rripin e Gazës. Vetëm në orët e para të kësaj të Mërkure, ushtria izraelite njoftoi se ka kryer një numër rekord prej 250 sulmesh ajrore në orë kundër objektivave të Hamasit.

Synimi është spastrimi i njësive të Hamasit nga zonat pranë kufirit me Izraelin për t’i lënë rrugën e lirë trupave tokësore të nisin sulmin e madh, të cilin kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e ka konsideruar si “katastrofë të madhe” që do t’i ndodhë Rripit të Gazës, si hakmarrje për sulmin e befasishëm të nisur të Shtunën në jug të Izraelit nga Hamasi.

Nuk kanë munguar kundërpërgjigjet me breshëri raketash nga Hamasi drejt Izraelit, ndërsa numri i viktimave mes të dyja palëve ka arritur në mbi 2 mijë. Këtë të Mërkurë, Izraeli njoftoi rritjen e bilancit në 1200 të vdekur, ndërsa palestinezët në 900.

Ende pa nisur sulmi izraelit nga toka, për të cilin janë grumbulluar dhjetëra mijë trupa e makineri të rënda ushtarake, Rripi i Gazës duket i rrafshuar. Mungon energjia elektrike, ushqimi, uji i pijshëm, ilaçet e karburanti, ndërsa kudo të sheh syri vetëm rrënoja.

Abu Muath, banor i Gazës: Kjo s’është parë askund tjetër, as në Hiroshima e Nagasaki. Ata po godasin njerëz pa dallim, fëmijë, pemë e madje edhe gurët. Asgjë nuk është e sigurt.

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje civilëve të largohen sa më shpejt nga shtëpitë e tyre dhe shumë prej tyre tashmë kanë marrë arratinë drejt Egjiptit.

Ky i ri ka mbetur i vetëm dhe vajton për 8 pjesëtarët e familjes që i janë vrarë këto ditë nga bombat izraelite. Varre pa fund po hapen edhe në Izrael, ku edhe atje vuajtjet e civilëve janë po aq të mëdha.

Kjo vajzë shpërtheu në lot në një intervistë për televizionet izraelite, kur rrëfeu se terroristët e Hamasit, kishin hedhur në Facebook trupin e pajetë të gjyshes së saj, që e kishin ekzekutuar të Shtunën vetëm pak minuta pasi ajo kishte folur me të në telefon.

Ndërkaq, ushtrisë izraelite po i vijnë ndihma logjistike nga Shtetet e Bashkuara. Nuk përjashtohet mundësia që pas nisjes së sulmit në Gaza, Hezbollahu, aleati libanez i Hamasit të nisë një sulm kundër veriut të Izraelit, bombat e të cilit nuk kanë munguar në këto ditë.

/a.r

Next Post
Bashkimi rreth “lexhendës” që ka vërtetuar më herët, se e frikëson drejtësinë!

Bashkimi rreth "lexhendës" që ka vërtetuar më herët, se e frikëson drejtësinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In