Qindra qytetarë në Argjentinë u bënë bashkë pranë Ambasadës Izraelite në Buenos Aires për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza.
Me parulla “Jo genocid në Palestinë”, “Të gjithë me Palestinë”, ishin thirrjet e protestuesve të cilët kërkonin ndalimin e dhunës ndaj civilëve atje.
Nuk munguan edhe thirrjet nga qeverisë Argjentinase për të shkëputur marrëdhëniet me Izraelin, ndërkohë ndërhyrja e policisë bllokoi demostruesit duke tentuar t’i largojë nga Ambasada e Izraelit.
Sakaq Rrethi i Gazës është sulmuar gjatë natës me rreth 30 sulme ajrore nga Izraeli, ndërsa nuk kanë munguar kundërpërgjigjet me raketa palestineze, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas mediave të huajaj, nga sulmet ajrore izraelitë, kanë shkatërruar laboratorin e vetëm të realizimit të testeve për Covid-19 në Gaza.
Po ashtu si pasojë e sulmeve është dëmtuar edhe zyra e Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit.
Ndërkohë shkalla e testeve për Covid në Gaza ka qenë ndër më të lartat në botë, me 28 %.
Nga ana tjetër, spitalet në zonat e goditura nga varfëria , të cilët kanë qenë të bllokuar nga Izraeli për 15 vite, janë të mbingarkuar me pacientë për shkak të situatës së koronavirusit.
g.kosovari