• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreth 20 mijë shqiptarë të prekur nga format e “skllavërisë moderne”

by A R
26/07/2018 07:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas indeksit të Skllavërisë Moderne 2018, Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara, për prevalencën e skllavërisë, që përfshin trafikimin e njerëzve, punën e detyrueshme, martesën e detyruar, apo shitjen dhe shfrytëzimin e fëmijëve. Shqipëria ka një vulnerabilitet ndaj skllavërisë moderne 45.2 nga 100 për të qenë pjesë e një skllavërie të tillë, ndërsa të dhënat e tjera sugjerojnë se 20 mijë njerëz përllogariten që të vuajnë një formë skllavërie moderne në vendin tonë. Në raport me numrin e popullsisë, mendohet se është 6.87 njerëz nga 1000 banorë shkruan Monitor.

Skllavëria moderne është një krim i ndërlikuar dhe shpesh i fshehur, që kalon kufijtë, sektorët dhe juridiksionet. Fondacioni Walk Free, përpiluesi i raportit me Gallup, beson se është e nevojshme një qasje e fortë dhe e shumanshme për t’i dhënë fund skllavërisë moderne. Kjo përfshin ndërtimin e një baze të fuqishme të njohurive, për të informuar, duke nxitur ndryshimet legjislative në vendet kyçe dhe duke shfrytëzuar fuqinë e bizneseve. Përmes një kombinimi të zbatimit të drejtpërdrejtë, angazhimit të komunitetit në bazë, dhe duke punuar në partneritet me bizneset, akademikët, OJQ-të dhe qeveritë në mbarë botën; Fondacioni Walk Free beson se mund t’i jepet fund skllavërisë moderne.

Ndërsa ndaj problematikës së adresuar nga Fondacioni, qeveria shqiptare është përgjigjur:
– Mbikëqyrësit e formave të skllavërisë kanë identifikuar personat që janë pjesë të skemave të tilla dhe po vijojmë me mbështetjen për të bërë të mundur daljen nga kjo skemë
-Mekanizmat e drejtësisë kriminale funksionojnë në mënyrë efektive për të parandaluar skllavërinë moderne
– Koordinimi ndodh në nivel kombëtar dhe rajonal
– Faktorët e rrezikut, të tilla si qëndrimet, sistemet shoqërore dhe institucionet që mundësojnë skllavërinë moderne, janë adresuar
– Qeveria dhe biznesi kanë ndaluar furnizimin e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga puna e detyruar

Fondacioni Walk Free po nxit të gjitha ekonomitë kryesore globale të nxjerrin ligje për të siguruar që të ndërmerren hapa proaktiv për heqjen e skllavërisë moderne nga zinxhirët e tyre të furnizimit. Indeksi Global i Skllavërisë i Fondacionit Walk Free ka zhvilluar hulumtime udhëheqëse botërore për të siguruar matjen e madhësisë dhe shkallës së skllavërisë moderne, si dhe për të vlerësuar vulnerabilitetin në nivel vendi dhe përgjigjet qeveritare. Së bashku me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Walk Free Foundation krijoi Vlerësimet e Përbashkëta Globale të Skllavërisë Moderne.

Indeksi Global i Skllavërisë mbulon 167 shtete. Krahas të dhënave të nivelit të vendit mbi skllavërinë moderne, Indeksi Global i Skllavërisë 2018 përfshin studime mbi vendet specifike. Çdo studim i vendit përfshin të dhëna mbi risqet e punës së detyruar, si dhe informacion mbi deklaratat që prodhohen sipas Aktit të Skllavërisë Moderne. Studimet përfundojnë me një sërë rekomandimesh të politikave./a.m.

Next Post
SHISH përballë Ish!

Lidhja e spiunit rus me ish-diplomatin shqiptar dhe biznesmenët e njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In