• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

20 deputetë demokratë rrethojnë Komisariatin 1: Lironi protestuesit

by A R
09/12/2015 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

20 deputetë të Partisë Demokratike ndodhen aktualisht pranë Komisariatit nr.1 të Kryeqytetit, ku dhe ndodhen të arrestuar 5 persona që morën pjesë në protestën e ditës së djeshme. Mes deputetëve janë Arben Ristani, (i cili vizitoi komisariatin edhe në orët e drekës) Flamur Noka, Aldo Bumçi, Katriot Islami, Jorida Tabaku, etj.

Sakaq, raportohet se ka patur tension mes deputetëve dhe kreut të komisariatit nr.1. Ristani është shprehur se “policia ka dhunuar protestuesit dhe se opozita, “do të mbrojnë me çdo mjet” këta të fundit.

Më herët sekretari i përgjithshëm i PD Ristani kreu një vizitë në komisariatin nr.1 për të ndjekur më nga afër situatën me të ndaluarit nga forcat policore.

“Nga takimet që patëm me të afërm të njërit nga të ndaluarit marrim vesh që i kanë keqtrajtuar dhe të ëmën dhe të atin dhe djalin që kanë ndaluar. Erdhëm për të marrë kontakt me shefin e komisariatit na gënjyen që s’i kanë prekur me dorë. Kur ne kërkuam që ti takonim nuk na lejuan, gjë që na konfirmon bindjen se ndaj tyre është ushtruar dhunë. Megjithatë mësojmë që në komisariate të tjera kanë ndaluar dhe të rinj të tjerë. Ajo që dua të bëj publike është që PD do të jetë pranë këtyre njerëzve të ndaluar, ata janë njerëzit tanë, do i mbështesim deri në fund dhe do bëjmë të mundur të fitojnë lirinë që meritojnë. Duan të bëjnë sot terror ndaj njerëzve të opozitës për të ulur tempin e saj po të jeni të bindur që nuk do ta ulin dot kurrë. Vala e protestave do të vijë gjithnjë e më shumë në ngritje. Dje ishim 200 mijë, herës tjetër po aq do të jemi”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.”-tha Ristani.

Kush janë të ndaluarit dhe për çfarë akuzohen (Njoftimi i policisë)

Arrestohen 5 shtetas për veprat penale “Shkatërrim prone” “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë rendit publik”, “Prishje e qetësise publike“

– Aurel Filaji, 23 vjeç  banues në Tiranë

– Suzana Dimushi, 37 vjeç , banues në Tiranë

– Xhulian Calai, 23 vjeç, banues në Durrës

– Arben Hajdari, 43 vjeç , banues në Tiranë

– Andi Kuka, 22 vjeç , banues në Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nisur nga kërkesa e subjektit “Partia Demokratike”, e cila do të organizonte një marshim proteste në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kishte marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për një zhvillim normal të marshim-protestës që do të organizohej më date 8 Dhjetor 2015, ora 11:00.

Policia e Tiranës ka garantuar një zhvillim normal të këtij aktiviteti, në vendin e përcaktuar, duke iu rikujtuar dhe detyrimet që rrjedhin nga ligji nr.8773 datë 23.04.2001 për “Tubimet”.

Protesta ka devijuar itenerarin e paracaktuar, duke u përshkallëzuar në veprime të dhunshme, me dëmtim të hyrjes, fasadës, thyerjes së disa xhamave të objektit të Kryeministrisë, prishjen dhe shkatërrimin e objektit në ndërtim muzeal “Bunkeri” i cili gjendet pranë godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe janë thyer xhamat e dritareve të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës.

Nisur nga kjo situatë, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Tiranë, e cila udhëzoi dhe drejtoi veprimet, ka nisur procedim penal për organizatorët e këtij tubimi:

– Enno Bozdo, 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizmim dhe pjesmarrje në grumbullime, manifestime të paligjishme”, (Neni 262 i K.Penal)

 – Besim Ndregjoni, 62 vjeç , banues në Tiranë,  për veprën penale “Thirrje publike për kryerjen e veprimeve te dhunshme”,  (Neni 223 i K.enal)

– I.V, 41 vjeç , banues në Tiranë, për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit rendit publik“,  (Neni 242 i K.Penal)

Ndërkohë  janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë rendit publik”, “Prishje e qetësise publike“, shtetasit e mëposhtëm:

– F. L, 44 vjeç , banues në Tiranë,  i dënuar më parë.

– G. Gj, 27 vjeç , banues në Tiranë.

Nga ana e Prokurorisë dhe Policisë është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i provave materiale, sekuestrimi i pamjeve filmike dhe vazhdon puna hetimore për dokumentimin e plotë dhe vënien para drejtësisë të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Next Post

Videolajm/ Në filmin “Troja” flitet edhe në gjuhën shqipe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In