• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rreth 160 ton grurë derdhen në hekurudhë, Kievi akuzon Poloninë për sabotim

by A R
26/02/2024 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 160 ton drithë ukrainase u shkatërruan në një stacion treni në Poloni, dhe nga Kievi tashmë po hedhin akuza për sabotim nga ana e Varshavës.

Vagonët të mbushur kryesisht me grurë ukrainas u gjetën të hapur në kufirin midis dy vendeve gjatë fundjavës.

Zv/kryeministri Oleksandr Kubrakov pasi zbuloi detaje, i bëri thirrje Polonisë që të ndëshkojë ata të cilët janë përgjegjës, duke e përshkruar ngjarjen si një akt papërgjegjshmërie.

“Ata që shkatërruan grurin ukrainas duhet të identifikohen, neutralizohen dhe ndëshkohen. Dy shtete miqësore, të civilizuara janë të interesuara për këtë“, shkroi Kubrakov në platformën X.

Dyshohet se zbrazja e vagonëve me grurë ukrainas përgjatë hekurudhës është pjesë e akteve të ndërmara nga fermerët polakë, të cilët protestojnë për atë që pretendojnë se është konkurrencë e padrejtë nga Ukraina dhe rregullat mjedisore të Bashkimit Evropian.

Ata kanë bllokuar pikat kufitare me Ukrainën, si dhe autostradat dhe kanë shpërndarë qëllimisht produktet ukrainase nga vagonët e trenave transportues.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se ishte e rëndësishme që Ukraina të ruante lidhje të ngushta me Poloninë, por Kievi ishte gjithashtu i gatshëm të mbronte bizneset e goditura nga bllokada kufitare e protestuesve polakë.

Ukraina pretendon se bllokada ka shkaktuar humbje të rënda ekonomike dhe ka penguar financimin për ushtrinë.

“Fatkeqësisht, bllokada vazhdon. Në total, 2200 kamionë janë në radhë në tokën polake dhe fermerët (polakë) lënë disa automjete të kalojnë çdo orë nga të dy drejtimet. Më të bllokuarit janë ata kamionë që vijnë nga Ukraina“, tha zëdhënësi i rojës kufitare ukrainase Andriy Demchenko.

/a.r

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 27 Shkurt 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In