• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreth 1500 banorë përfitojnë nga ndërtimi i rrugës së re në Njësinë Administrative të Farkës

by A R
06/12/2016 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qendër të vëmendjes së Bashkisë së Tiranës janë edhe investimet në zonat periferike të kryeqytetit. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku, inspektoi rrugën e re që lidh Farkën me zonën urbane, e cila u vjen në ndihmë 1500 banorëve të kësaj zone. Në fjalën e tij, nënkryetari Mazniku vlerësoi potencialet e kësaj zone, e cila prej vitesh nuk kishte njohur investime.

“Njësia Administrative Farkë është një nga njësitë, e cila ka numrin më të madh të banorëve, ndër njësitë administrative që iu bashkuan Tiranës me reformën administrative. Është një nga njësitë që ka potencialin më të  madh zhvillimor. Shumë pak kilometra pranë Tiranës, ku  një pjesë e madhe e rrugëve kanë qenë të pastrukturuara dhe jashtë standardeve për një jetesë normale”, theksoi Mazniku. Ai tha se Bashkia e Tiranës ka aktualisht rreth 30 projekte në të gjitha njësitë administrative, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm jetën e qytetarëve në këto zona.

“Ky investim është një nga investimet e shumta që Bashkia e Tiranës është duke bërë në të gjitha njësitë administrative. Sot që flasim kemi 30 projekte, të cilat janë duke ndodhur në të gjitha njësitë administrative, që përmirësojnë jetën e qytetarëve në këto zona. Ky është një pohim i faktit që ne besojmë se nuk ka qytetarë të ndryshëm, ata që rrinë në Tiranë apo ata që jetojnë në njësi administrative. Janë qytetarë të Tiranës, me të drejta të barabarta dhe qëllimi i Bashkisë është të ofrojë shërbime të njëjta, në të gjitha njësitë administrative të Tiranës, në Farkë, Shëngjergj, Pezë, në njësinë 1, në njësinë 5 apo në njësinë 3”, tha ai. Mazniku sqaroi se edhe në kuadër të hartimit të buxhetit të bashkisë për 2017-n, një fokus të posaçëm do të kenë investimet në këto zona, duke garantuar që Tirana të jetë një qytet që u jep shanse të barabarta të gjithë qytetarëve.

Duke vlerësuar punën e Bashkisë së Tiranës, deputeti i PS, Artan Gaçe theksoi se investime të tilla janë tregues i angazhimit të Bashkisë për t’u garantuar të gjithë qytetarëve një jetë më të mirë. “Kjo ka qenë një nga zonat me informale të Farkës sepse është një zonë e banuar kryesisht nga të ardhur. Për shkak edhe të ndërtimeve informale, ka qenë një zonë e pastrukturuar. Tashmë, me ndërtimin edhe të kësaj rruge, kjo zonë vjen në standardet e çdo zone të qytetit të Tiranës. Kjo është një shenjë e përditshme që nuk ka më qytetarë të kategorisë së dytë dhe qytetarë të kategorisë së parë, por edhe këta banorë të kësaj zone, pavarësisht se janë të ardhur rishtaz në Tiranë, në një zonë që është populluar me vonesë dhe e urbanizuar së fundmi, marrin të njëjtat shërbime si qytetarët e qendrës së Tiranës”, tha Gaçi.

Rruga e re ka trotuarë, kanalizimet e ujërave të bardha, si dhe është pajisur me të gjithë sinjalistikën e nevojshme horizontale dhe vertikale.

Next Post
Korrupsioni 50 mijë euro, ja kush e gjykon çështjen e Majlinda Andreas

Burri i gjyqtares Andrea, gati të kthehet, por... me një kusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një plagë që ende kullon gjak

“Le Temps” e Gjenevës: A do ta nxjerrin Kosovën nga kriza zgjedhjet e reja parlamentare?

December 27, 2025
“Shembull profesionalizmi në misionin e NATO-s”, Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari

“Shembull profesionalizmi në misionin e NATO-s”, Vengu viziton Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari

December 27, 2025
Tabaku: Shqiptarët duhet ta dinë kush përfiton nga paqja fiskale, sekreti tatimor s’mund të fshehë të vërtetën

Tabaku: Shqiptarët duhet ta dinë kush përfiton nga paqja fiskale, sekreti tatimor s’mund të fshehë të vërtetën

December 27, 2025
42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

December 27, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Përplasi dy punonjës policie, përfundon në pranga 43-vjeçari në Tiranë. Drejtonte makinën i dehur

December 27, 2025
“Se mos të dridhen duart kur të bësh qitje”/ Miri i “fluturon” puthje Kristit: Do vish të përkëdhel ty?

“Se mos të dridhen duart kur të bësh qitje”/ Miri i “fluturon” puthje Kristit: Do vish të përkëdhel ty?

December 27, 2025
Agresiv te fëmijët, gripi i stinës/ Mjekët: Ka dyshime për nënvariantin e ri që është shfaqur në..

Agresiv te fëmijët, gripi i stinës/ Mjekët: Ka dyshime për nënvariantin e ri që është shfaqur në..

December 27, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Po vendoste reklamë në tarracën e një mobilierie dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu. Procedohet..

December 27, 2025
Gazetari Elton Tozaj dhunohet brutalisht, rrezikon të humbasë shikimin

Gazetari Elton Tozaj dhunohet brutalisht, rrezikon të humbasë shikimin

December 27, 2025
VIDEO- Zjarri në Durrës, reagon policia: U dogjën disa autobusë të vjetër

VIDEO- Zjarri në Durrës, reagon policia: U dogjën disa autobusë të vjetër

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com