Kanë qenë 9 milionë e 887 mijë, ose 47 për qind, spektatorët që kanë ndjekur dje mbrëmjen e katërt të Sanremo-s.
Një rezultat që qëndron në linjë me atë të vitit 2016, kur në mbrëmjen e katërt të festivalit të Carlo Conti u arrit niveli i shikueshmërisë në 47,81 për qind, me 10 milionë e 164 mijë telespektatorë.
Giusy Ferreri, Ron, Al Bano dhe Gigi D’Alessio janë katër të mëdhenjtë që u eleminuan nga festivali i Sanremo-s.
Në natën finale do të garojnë Chiara, Clementino, Marco Masini, Alessio Bernabei, Michele Zarrillo, Elodie, Paola Turci, Bianca Atzei, Sergio Sylvestre, Samuel, Michele Bravi, Lodovica Comello, Ermal Meta, Francesco Gabbani, Fabrizio Moro, Fiorella Mannoia. /b.d