Mbledhja e tretë e përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila do të mbahet këtë të premte, do ta sjellë nënshkrimin e rreth 10 marrëveshjeve të reja,
Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë për “Epokën e re” se marrëveshjet që do të fuqizohen këtë të premte do të jenë nga fusha e ekonomisë, sigurisë dhe ambientit.
Sipas tij, deri më tani është harmonizuar rreth 90 për qind e agjendës së kësaj mbledhje. (b.an)