Pas reshjeve të shiut gjatë natës, në bashkinë Shkodër ka probleme vetëm në rrugën e Prekalit.
Raportohet se problematikë është vetëm segmenti rrugor Mes-Ura e Shtrenjtë. Aktualisht, qarkullimi është i pamundur në këtë segment për shkak të rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave.
Firma kontraktuese pritet të ndërhyjë për pastrimin e saj.
/e.d