Një pjesë e segmentit që të çon për në kalanë e qytetit të Gjirokastrës ka pësuar rrëshqitje, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve.
Bëhet e ditur se momentalisht Emergjencat Civile, bashkia Gjirokastër dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë janë në terren.
Rruga ka qenë dhe është problematike për gjatë gjithë perimetrit të kalasë. Një problematikë e mbartur ndër vite, aktualisht segmenti që shikon zonën muzeale është ndaluar qarkullumi deri në zgjidhjen e problematikës.
Nga ana e bashkisë janë marrë të gjitha masat për pjesën e bllokimit të qarkullumit deri në zgjidhje të problematikës.
/a.r











