Banorët e pallatit 5-katësh në lagjen “Punëtore” në Gjirokastër mund të kthehen në banesat e tyre. Drejtori i Shërbimit Gjeologjik të Gjirokastrës siguron familjet se atyre nuk iu kanoset asnjë rrezik nga rrëshqitjet dhe çarjet e mëtejshme të tokës.
Në raportin përfundimtar të Institutit të Gjeologjisë thuhet se nuk ka risk për shembjen e pallatit dhe ndërtesave pranë tij raporton BW.
Të menjëhershme priten të jenë ndërhyrjet në drenazhimin e ujërave, ndërsa me përmirësimin e motit do të ndërtohen mure mbrojtëse.
Më shqetësuese duket situata për banorët e lagjes “Cfakë” banesat e të cilëve janë të rrezikuara në çdo moment.
Rrëshqitjet e dheut në Gjirokastër kanë nisur të shqetësojnë së tepërmi banorët. E fundit ishte këtë të enjte shumë pranë kalasë së qytetit të gurtë./ma.me