Kreu i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho në një konferencë për mbarëvajtjen e akseve rrugore dhe hekurudhave, theksoi se ka pasur problematika të shtuara dhe se masivi i asaj zone ka rrëshqitje ndikuar edhe nga reshjet e shumta.
Gjithashtu nënvizoi se po punohet për të projektuar rrugën e re.
“Të gjitha strukturat tona janë në terren kanë marrë masat e nevojshme dhe ne do të marrim hapat tona, edhe për krijimin dhe rrugën permanente, do të marrim masat për mobilizimin dhe mënjanimin e ujërave në atë shtrat. Shpresojmë që shirat të na ndihmojnë dhe të mos jenë prezent në kohën që operojnë. Theksoj që gjithë rrugët apo hekurudhat marrin drejtim nga konsulencat që kemi. Konsulenca që bën hekurudhën është një nga kompanitë më të mëdha. Do të përgatitet projektet e strukturuara”, tha ai.











