Kryeministri Rama ka qenë sot në qytetin e Rrëshenit për të prezantuar kandidatin e ASHE-së për atë qytet.
Në fjalën e tij para qytetarëve të Rrëshënit, Rama tha se puna që po bëhet më “Riindjen Urbane”, është drejtimi dhe modeli i duhur se si po zhvillohet vendi.
Kryeministri tha se për Rrëshënin është gati projekti i ujësjellësit për këtë qytet.
Duke folur për opozitën kryeministri tha se ajo nuk ka asnjë model, veç modelit të Bashës.
Rama mbi këtë model nuk la pa përmëbndur bashkërisht me qytetarët disa nga “bëmat” e Bashës, që sipas Ramës janë:Dërgimi në drejtim të paditur të 230 mln eurove në rrugën e kombit, mbi 300 ha det që ju fal Greqisë me firmë të Bashës, por që u kthye nga Gjykata Kushtetuese si dhe 21 janari ku Basha ishte ministër i Brendshëm kur u vranë 4 qytetarë.
Rama tha gjithashtu që është krenar që ASHE ka 50 % gra në Këshillat Bashkiakë.
Sa për bashkinë e Tiranës, Rama tha se Basha nuk bëri asgje, ndaj sipas tij nuk do mbahet mend si kryetar.