• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëqethëse/ Lutja e fundit e piktores teksa shtrëngonte trupin e të bijës: Mos më nxirrni, dua të vdes në krahët e vajzës

by Java News
28/11/2019 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mos më nxirrni, më lini të vdes këtu”, këto ishin fjalët e Diena Karanxhës (Meçe) në momentin kur ekipi i kërkim-shpëtimit po kryente gërmimet e fundit për ta nxjerrë nga rrënojat e pallatit 6-katësh.

30-vjeçarja pas lëkundjeve të forta të së hënës, qëndroi për më shumë se 12 orë e përqafuar me vajzën 8 vjeçe. E reja me profesion piktore, jetonte bashkë me prindërit e saj, pasi pak ditë më parë kishte humbur bashkëshortin.

Pas familjes Lala ku nga nëntë persona shpëtoi vetëm një, familja e 30- vjeçares është më e prekura në Durrës. Grupet e punës së shpëtimit arritën ta nxirrnin të gjallë nga rrënojat, por 30- vjeçarja humbi jetën pak orë më vonë.

Diena Karanxha kishte pasion pikturën dhe herë pas herë nuk mungonte në ekspozitat që organizoheshin në Durrës. Edhe pse vetëm 30 vjeçe, ajo e kishte kaluar një tragjedi të rëndë në jetë, humbjen e bashkëshortit.

“Mendoja gjithmonë që zoti me kishte dhënë shumë lumturi, duke pasur një shok e një bashkëshort si Dori im, por jeta qenka një sprovë e vërtetë. Më mungon shumë bebi im”, shkruante ajo pak vite më parë në “Facebook”.

Diena u gjet nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, në lagjen 18 të qytetit bregdetar. Ajo u dërgua në spital, por pasi mbërriti në duart e bluzave të bardha, ndërroi jetë duke mos u mbijetuar frakturave që kishte marrë në pjesë të ndryshme të trupit. Mjekët deklaruan se e reja kishte hemorragji të brendshme.

Ndërsa trupi i saj dhe i vajzës së mitur u nxorën gjatë ditës së martë, vetëm të mërkurën u arrit të nxirrej trupi i nënës së saj, Roza Meçe. I mbijetuari i vetëm është kryefamiljari, Ajet Meçe, i cili në momentin e lëkundjeve të forta nuk ndodhej në banesë. I dërrmuar shpirtërisht, më keq se sa pallati ku banonte, ai shpresonte që nuk do të mbetej i vetëm pas kësaj tragjedie. Nuk i mban dot lotët, sa herë kujton humbjen e mbesës, për të cilën u kujdes që nga ardhja e saj në jetë.

Pallati ku këta jetonin, ishte ndërtuar pak vite më parë. Në fakt, pranë njëritjetrit qëndronin dy pallate identike të ndërtuara në të njëjtën kohë, nga i njëjti sipërmarrës. Pallati tjetër mori vetëm disa plasaritje të papërfillshme, ndërkohë ky pallat u shemb në vetëm pak sekonda.

Nuk dihet shkaku i vërtetë përse njëri nga dy pallatet identike qëndroi stoik dhe me pak fare plasaritje, ndërsa tjetri u shemb totalisht me lëkundjet e tërmetit. Dy pallatet ishin identikë, por me një përjashtim të vogël që mund të jetë bërë shkak për këtë tragjedi. Në pallatin e shembur, ishte ndërhyrë kohët e fundit në themele, pasi ishte ndërtuar një lokal. Shkatërrimi i bazamentit dhe dobësimi i themeleve dhe strukturës, dyshohet të jetë bërë shkak për shembjen e tij./panorama

g.kosovari

Next Post
22 nëntori i Ilir Metës, si 13 tetori i zgjedhjeve!

Nga një 28 nëntor, në tjetrin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda pas marrëdhënieve me vajza ruse

Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda pas marrëdhënieve me vajza ruse

January 31, 2026
Forumi i ndryshimit të mosndryshimit

Forumi i ndryshimit të mosndryshimit

January 31, 2026
Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku i ofron dorëheqjen Kuvendit të partisë

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku i ofron dorëheqjen Kuvendit të partisë

January 31, 2026
Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

January 31, 2026
Dosjet e reja të Epstein/ Publikohen foto të ish-princit Andrew në gjunjë mbi një vajzë

Dosjet e reja të Epstein/ Publikohen foto të ish-princit Andrew në gjunjë mbi një vajzë

January 31, 2026
Çështja e Irena Gjokës, PD: Vendimi i KLGJ papërgjeshmëri, ILD të veprojë me shpejtësi!

Çështja e Irena Gjokës, PD: Vendimi i KLGJ papërgjeshmëri, ILD të veprojë me shpejtësi!

January 31, 2026
Përmbyset kamioni në Palasë, plagosen 3 persona

Përmbyset kamioni në Palasë, plagosen 3 persona

January 31, 2026
Dyshime për akte terroriste, arrestohet një person në Austri/ Kishte plane për të sulmuar…

Dyshime për akte terroriste, arrestohet një person në Austri/ Kishte plane për të sulmuar…

January 31, 2026
Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim, do të vëzhgohet nga ekipi i institucionit

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim, do të vëzhgohet nga ekipi i institucionit

January 31, 2026
Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In