• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrënojat në Durrës, Forumi për Trashëgiminë: Të ndërpriten punimet

by A R
15/02/2017 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimnisë Kulturore, do të marrë pjesë në dëgjesën publike të sotme të organizuar nga Bashkia Durrës, për të shfrytëzuar çdo mundësi, qoftë edhe të vonuar, për të frenuar shkatërrimin e mëtejshëm të Durrësit arkeologjik.

Pavarësisht kësaj, Forumi këmbëngul që ligjet zbatohen dhe nuk diskutohen nëpër dëgjesa publike.

Sepse ligji për trashëgimnisë kulturore është eksplicit dhe i qartë: në zonën e mbrojtur “A”, nuk lejohet asnjë punim nëntokësor dhe mbitokësor përveç shtresave rrugore.

Ndërsa në fakt, zona “A” është mbjellë me pilota betonarmeje deri 10 metra thellësi.

Atëherë, çfarë do sqarojnë në dëgjesë Bashkia Durrës, kur pjesë e pilotave janë ngulur mu mbi muret ende të pa dokumentuara.

Ligji për trashëgiminë kulturore është eksplicit dhe i qartë: në zonën e mbrojtur “B”, nuk lejohet asnjë lloj punimi pa përfunduar gërmimi arkeologjik.

Atëherë, çfarë do sqarojnë në dëgjesë Bashkia Durrës kur në zonën B, punimet vazhdojnë me ritëm frenetike pavarësisht vendimit (po aq të vonuar) të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë për t’i ndaluar ato.

Në gjithë këtë histori, ku Bashkia po bën zhurmën e saj për tu fshehur pas relacioneve konfuze të institucioneve që s’kanë bërë detyrën, bie në sy i munguari i madh: Ministria e Kulturës e Republikës sonë.

Atëherë për çfarë vlen kjo dëgjesë publike, kur të gjithë vendimmarrësit i janë fshehur publikut dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile për muaj të tërë, derisa thesaret e nëntokës të dilnin në pah me gjithë madhështinë e tyre ndonëse të masakruara nga eskavatorët?

Forumi kërkon me forcë:

E para, ndërprerjen e vërtetë dhe të menjëhershme që tani të punimeve në të gjithë zonën A dhe B të interesuar.

E dyta, zbulimin e të gjithë sitit, riheqjen e të gjitha shtresave zhavorre, dhera, betone etj, në mbi 70% të sipërfaqes së këtij siti i cili është gërmuar me eksavator. /b.d

Next Post
Policia gjen 25 tonë kartëmonedha, dyshohen nga trafiku i armëve

Policia gjen 25 tonë kartëmonedha, dyshohen nga trafiku i armëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Wall Street Journal: SHBA nis operacionin ushtarak për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In