Amortizohet ura që lidh Topojanin me Bulqizën. Prej vitesh kjo rrugë ka qenë problematike, por kohët e fundit kjo rrugë është kthyer në mankth për shoferët të cilët kalojnë në këtë urë.
Drejtuesit e mjeteve flasin të irrituar në lidhje me gjëndjen skandaloze të këtij segmenti rrugor.
Ata shprehen se e kanë humbur besimin tek qeveritarët pasi ata kalojnë shpesh në këtë rrugë dhe nuk iu bënë aspak përshtypje gjendja e saj. Banorët e zonës thonë se këtë herë mos të paraqitet asnjë forcë politike për të kërkuar votë sepse asnjë palë prej 25 vitesh nuk ka bërë asgjë për banorët e Qarkut të Dibrës. Pavarësisht se pushtetarët e shikojnë vetë gjendjen e rrugës, atyre iu është bërë prezent në çdo takim elektoral që ata kanë bërë, por deri tani çdo gjë ka ngelur në vetëm premtim dhe asnjëherë punë konkrete.