• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëmbyesit e protestave, nesër kanë protestë

by Flogert Muça
14/12/2018 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Nesër mbahet Këshilli Kombëtar i PD-së në Pallatin e Kongreseve. E po nesër, PD bashkë me LSI do të jenë në krye të protestës që do zhvillohet në Tiranë. Siç duket nga gjithë çfarë ka ndodhur këto ditë, nesër PD do të shfrytëzojë kauzat që ka vjedhur kundrejt studentëve dhe banorëve ne ASTIR, për të zhvilluar një tubim opozitar.

Por, për të kuptuar se si ka vepruar PD dhe LSI gjatë gjithë jetës së tyre opozitare, duhet një kronologji  e cila na çon në kuptimin e plotë të asaj që opozita do të bëjë nesër dhe qëllimin e saj.

Kemi parë që gjatë drejtimit të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, nuk është ngritur asnjë kauzë sociale që ngre në peshë zemrat e qytetarëve, apo qoftë edhe vetëm militantët e kësaj partie. Kemi parë se si Lulzim Basha, bashkë me Monika Kryemadhin kanë bërë opozitë vetëm nga selitë e partive, duke thurur skenare nga më haluçinantët me kosto ekonomike të larta (kujtojmë Babalen që sipas përgjimeve, do të merrte 200 mijë euro për shërbimin) burimi i të cilave nuk dihet e duke mbajtur konferenca për shtyp në hotele me pesë yje.

Por, jo vetëm kaq. Ky në fund të fundit nuk është një problem për qytetarët. PD dhe LSI përpos paaftësisë dhe mungesës së vizionit për të dhënë alternativa të reja dhe për të luftuar kundërshtarin me ide që ngjallin frymë opozitare, PD dhe LSI kanë shkuar edhe më tej, duke shkatërruar kauzat e ngritura nga vetë qytetarët.

Shembujt fillojnë që me historinë e armëve kimike, ku Basha dhe Berisha shkuan për tu ulur në turmë përballë kryeminisrisë dhe u përzunë nga qytetarët. Ishte I vetmi rast kur PD nuk arriti ta përçajë një protestë qytetare e cila përfundoi siç të gjithë e dimë.

Më pas, çdo kauzë që lindte nga një problematikë qytetare, shkatërrohej nga PD që ndërhynte me mekanizmat e saj dhe e bënte gjithçka politike.

Rasti më i freskët është ai i protestës së studentëve, të cilët para dhjetë ditësh nisën protestën për problematikat e tyre. Një protestë e drejtë e cila gjeti edhe mbështetjen dhe vullnetin e qeverisë për t’i zgjidhur kërkesat e tyre, por që sot që flasim është ndarë dhe shpërbërë duke lënë kësilloj edhe problemet pa zgjidhje. Thënë ndryshe, opozita jo vetëm nuk jep zgjidhje, por nuk lejon askënd të marrë zgjidhje.

Sot në protestën e studentëve përballë kryeministrisë ishin shumë pak protestues dhe pjesa dërrmuese ishin militantë të PD dhe LSI që qëndrojnë aty fatkeqësisht për interesat politike të opozitës. E thënë ndryshe, PD dhe LSI kanë marrë lidershipin e protestës së studentëve, siç prej mbi 1 muaji kanë marrë edhe lidershipin e protestës së Astirit. Si në njërën në tjetrën protestë, është PD dhe LSI që i ka dalë në ballë betejës duke rrëmbyer kështu kauzat që nuk ishin të tyret.

Nesër, meqë do të ketë të gjithë militantët në Pallatin e Kongreseve, Partia Demokratike ka menduar që të zhvillojë një tjetër shfaqje.  Kjo shpjegon edhe faktin pse këto parti mbajnë gjallë edhe natën atë protestë. Duke shfrytëzuar kauzën e studentëve dhe duke mbledhur edhe protestuesit e Astirit, PD dhe LSI nesër do të japin një shfaqje e cila mbështetet mbi rrëmbimin e kauzave.

Paradoksale është se ‘protestuesit’ e Astirit u përzunë nga studentët duke iu thënë se protesta e tyre ishte politike ndaj nuk mund të ishin bashkë. E megjithatë, Basha dhe Kryemadhi nuk e kanë marrë parasysh as këtë, duke e çuar deri në fund planin e tyre për të zhvilluar një protestë në kurriz të atyre që kishin vërtetë kauzat e tyre. Duke mbajtur me ‘’dru zjarrin e protestës’’ deri sa të vinte dita e Këshillit Kombëtar të PD-së, Basha e Kryemadhi janë sonte një hap larg shfaqjes së tyre të fundit për këtë vit.

Por, opozita e ka një meritë në çdo protestë që lind në Shqipëri. Ajo arrin t’i përçajë ato dhe t’i kthejë në politike duke u kthyer kështu në vetë problemin e protestës.

Nesër PD dhe LSI kanë protestë në bulevard. Do të thonë patjetër që protesta është e Studentëve apo e banorëve të Astirit, pa ia bërë syrri tërr që në shesh do të jenë të gjithë militantët e tyre dhe ndoshta vetëm ata.

Unë nuk e di kush e këshillon Bashën e Kryemadhin, por di që kushdoqoftë, është dashakeq ndaj tyre ose totalisht i/e paaftë. Sepse, të këshillosh një lider që të dalë e të rrëmbejë protesta, apo që të dalë dhe të bëjë për budalla popullin duke u fshehur pas gishtit, është më sa paku budallallëk e maksimumi, dashakeqësi ndaj opozitës dhe popullit që përdoret në mënyrë kaq miskine.

Protesta e PD dhe LSI nesër mund të ketë edhe studentë nga ata të ditës së parë që çiltërsisht mund të dalin për të qarë hallet e tyre, por, përpara se të bëjnë këtë duhet të dinë se nesër kanë opozitën në Bulevard, e cila ju ka rrëmbyer protestën, nuk po i le të marrin zgjidhje dhe po i përdor për qëllimet e saja të pushtetit.

Next Post
Cohen: Trump e dinte që pagesat ishin të gabuara

Cohen: Trump e dinte që pagesat ishin të gabuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In