• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rrëmbimi i 3 policëve/ Vuçiç takohet me ambasadorët e QUINT-it: Ndaloni Kurtin, po ndez një luftë të re në Ballkan

by Java News
15/06/2023 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Vetë kreu i shtetit serb ka shpërndarë një foto nga takimi.

“Fola me përfaqësuesit e BE-së dhe vendeve të QUINT-it. U kërkova atyre që të bëjnë çdo gjë që kanë në fuqi dhe të ndalojnë Kurtin që të ndezë një luftë të re në Ballkan”, shkruhej në postimin e Vuçiçit në faqen e tij zyrtare në Instagram.

Më herët në një reagim për televizionet serbe, Vuçiç tha se policët janë arrestuar 1.8 kilometra larg vijës administrative në rrugën Orahovë-Gnjilicë.

“Asnjë ushtar i ushtrisë serbe nuk e ka kaluar kufirin gjatë arrestimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës. Ne i arrestuam ata jo 100 metra në territorin e Serbisë qendrore, por 1.8 kilometra nga kufiri. Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në atë zonë pa miratimin e KFOR-it.”

Sipas tij, Serbia ka të dhëna se KFOR-i nuk ishte i informuar për këto lëvizje.

“Ushtria jonë është e stacionuar 5.1 kilometra nga kufiri. Po bëhet një hetim. Ata nuk janë rrahur, as keqtrajtuar, as shpërfytyruar, gjë që u ndodh serbëve kur arrestohen nga policia e Kurtit”, u shpreh Vuçiç.

Kujtojmë që pjesë e vendeve të QUINT-it janë SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania.

Ndërkohë tensionet janë rritur sërish në veri të Kosovës pas rrëmbimit të 3 policëve në kufi me Serbinë. Kryeministri i Kosovës ka hedhur akuza ndaj Beogradit zyrtar dhe e ka konsideruar rastin “agresion”. Ai ka bërë thirrje për lirimin urgjent të policëve si dhe reagimin e KFOR e të ndërkombëtarëve pasi rrëmbimi ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.

/f.stafa

Next Post
Pse Maldini nuk mori pjesë në funeralin e Silvio Berlusconit?

Pse Maldini nuk mori pjesë në funeralin e Silvio Berlusconit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In