• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Festim Bexhdili në gjyq: Nuk kam përdorur EncroChat

by A R
28/05/2025 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm po zhvillohet procesi ndaj të pandehurit Festim Bexhdilit, i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Bexhdili ishte dënuar me burg përjetë, por vendimi u prish nga Gjykata e Lartë dhe cështja u kthye për rigjykim.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, e cila po ndjek seancë, ka mësuar se avokati i Festim Bexhdilit, Ilir Murati, kërkoi të pyeten bashkë të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepi.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pretendon se Bexhdili ka patur në përdorim një celular të enkriptur me programin EncroChat, por që nuk është zbërthyer.

Por vetë Bexhdili pretendon se nuk e ka përdorur këtë aplikacion. Avokati i tij thotë se janë zbërthyer komunikimet në SKY ECC dhe Altin Hajri nuk ka komunikime me Festim Bexhdilin.

Gjatë seancës, avokati kërkoi thirrjen e një eksperti që të interpretojë pamjet filmike, si dhe kërkoi pyetjen e një shtetaseje të identifikuar si Enxhi.

Prokurorja e SPAK, Elida Kaçkini, deklaroi se janë sekuestruar dy celularë gjatë arrestimit të Bexhdilit, njëri prej tyre është i enkriptuar.

“Avokati po tenton te shmangë faktin se Bexhdili ka përdorur telefon të enkriptuar në një kohe që ne si prokurori e kemi të provuar që e ka përdorur. Këtë e pranon dhe deshmitarja Enxhi e cila është lidhje shoqërore e Bexhdilit. Bexhdili është pjesë e grupit kriminal dhe nuk është gjendur rastësisht në vendin apo kohën e gabuar”, tha prokurorja.

“Ekspertojeni telefonin dhe na sillni prova, të sqarohet nëse Bexhdili ka apo jo komunikime, për të krijuar bindje të plotë duhen prova të reja. Duhet zbërthyer telefoni dhe të konfirmohet nëse ka ose jo komunikime”, u kundërpërgjigj avokati.

Ndërsa Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e avokatit për të pyetur dëshmitaren Enxhi, gjithashtu nuk pranoi as marrjen e një eksperti IT që të interpretojë pamjet filmike. Por pranoi që t’i vendosë në dispozicion pamjet filmike avokatit mbrojtës.

Po kështu, Apeli i GJKKO urdhëroi shoqërimin e Aldo Majnishtës dhe Dritan Rexhepit të cilët do të pyeten në procesin ndaj Bexhdilit, në seancën e radhës më datë 12 Qershor.

Next Post
Zelensky ngre alarmin: Rusia po mbledh 50,000 trupa në kufirin verior të Ukrainës

Zelensky ngre alarmin: Rusia po mbledh 50,000 trupa në kufirin verior të Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

March 26, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

March 26, 2026
VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

March 26, 2026
Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

March 26, 2026
Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

March 26, 2026
“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In