• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Rrëmbimi i anijes “Çelepia 2″/ Dyshime se marinari i rrëmbyer ka bashkëpunuar me egjiptianin

by Java News
14/07/2016 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet egjiptiane, të cilat po hetojnë rrëmbimin e anijes “Çelepia 2”, dyshojnë se Luan Mema ka mbështetur idenë e marinarit Adel Mohamed Salam, prandaj po mbahet në Egjipt.

Luan Mema, marinari i mbajtur peng nga egjiptiani Salam
Luan Mema, marinari i mbajtur peng nga egjiptiani Salam

Burime të gazetës theksojnë se nuk janë procedurat burokratike arsyeja që Luan Mema nuk po kthehet në Shqipëri. Sipas tyre, 36-vjeçari nuk po kthehet në vendin e tij të lindjes, sepse autoritetet egjiptiane e kanë të dyshuar si bashkëpunëtor të marinarit Adel Mohamed Salam dhe deri në sqarimin e pozicionit të tij, motoristi i anijes “Çelepia 2” do të qëndrojë në Egjipt.

Mësohet se hetuesit që po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje nuk janë të bindur te deklaratat e Luan Memës, për vetë kushtet në të cilat u gjet 36-vjeçari dhe trajtimit që rrëmbyesi i kishte bërë kolegut të tij. Ndërkohë që tjetër fat pati kapiteni i peshkarexhës, Dhimitër Malaj, i cili nuk dihet se ku ndodhet.

Luan Mema mësohet të ketë deklaruar për autoritetet egjiptiane të hetimit se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur me bashkëkombësin e tij, Dhimitër Malaj. Mema ka pohuar se kur ishte zgjuar, e kishte parë veten në hambarët e anijes të lidhur me zinxhir, ndaj nuk kishte informacion se çfarë mund të kishte bërë marinari egjiptian me kapitenin e anijes. Salam pati deklaruar se kapitenin e kishte lënë të lirë në brigjet e Kretës, në Greqi, me qëllim që të kthehej te familja e tij.

Por, kur kanë kaluar 26 ditë nga rrëmbimi i anijes “Çelepia 2” dhe ekuipazhit të saj, rrëmbimin e së cilës e mori përsipër marinari i egjiptian, Adel Mohamed Salam, nuk ka asnjë sinjal nga kapiteni Dhimitër Malaj. Fati i kapitenit të anijes mbetet mister, për shkak se nuk dihet vendndodhja e tij dhe çfarë ka ndodhur me të.

Deklaratat e Salam dhe Luan Memës, të cilët, sipas Ministrisë së Jashtme shqiptare, janë arrestuar pak ditë më parë, janë kontradiktore. Familjarët e kapitenit kërkojnë informacion nga autoritetet shqiptare në lidhje me vazhdimësinë e hetimeve për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa shprehen se nuk kanë shpresa për ta parë të gjallë kryefamiljarin Malaj.

Autoritetet që supozohet se po kryejnë hetime për ngjarjen dhe kërkime për kapitenin Malaj heshtin, duke mos dhënë asnjë informacion se çfarë ka ndodhur gjatë rrëmbimit të anijes “Çelepia 2” dhe cili ka qenë skenari i marinarit rrëmbyes 30- vjeçar Adel Salam apo mbi fatin e kapitenit./panorama/a.k

Next Post

Seanca e kuvendit me fokus reformën në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In