Një vajzë e re ka rënë pre e dhunës së egër të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të diel, ku e reja rreth 27 vjeçe, është goditur nga ish-burri teksa ndodhej në lokal për të pirë kafe.
Nga ana e policisë u bë arrestimi në flagrancë i 27-vjeçarit Fatmir Leka, banues në lagjen Liria, Shkodër.
Policia thotë se arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në ambjentet e një lokali ka ushtruar dhunë fizike ndaj 27- vjecares, ish-bashkëshortes së tij banuese në Shkodër.
Ndaj Lekës hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Dhunë në familje”.
/a.r