Ushtrimi i dhunës ndaj bashkëshortes së tij i ka kushtuar lirinë një 56-vjeçari nga Kruja. Burime zyrtare nga policia deklaruan se Kujtim Vogli akuzohet se ka rrahur bashkëshorten e tij, shtetasen me inicialet E.V., 57 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal.
Sakaq, raste të dhunës në familje, ku më së shumti viktimat janë gratë raportohen çdo ditë më media, një problem ky tashmë i kthyer në fenomen.
BW/d.i.