• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rregullorja/ Këto janë ndërhyrjet që mund të bëni në shtëpi ka patur nevojë për leje ndërtimi

by Java News
29/08/2016 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punimet që nuk kanë nevojë për leje ndërtimi në territorin e Shqipërisë janë punimet për mirëmbajtje të zakonshme: rifreskimi i lyerjes, suvasë, dyerve, zëvendësimi i hidro-sanitareve apo vendosja e tendave.

Po ashtu, edhe disa punime të brendshme nuk kanë nevojë për t’u pajisur me leje ndërtimi nga pushteti vendor. Ndërsa të gjitha punimet e tjera e kanë të domosdoshme pajisjen me leje ndërtimi.

Sipas rregullores së ndërtimit, edhe disa ndërhyrje bëhen vetëm me deklaratë paraprake për kryerjen e punimeve. Të interesuarit, në tabelën bashkëngjitur kanë të gjitha llojet e punimeve që bëhen pa u pajisur me leje, të cilat përfshihen në nenin 6 të rregullores së ndërtimit, dhe ato që kanë nevojë për deklaratë paraprake, të cilat përfshihen në nenin 7 të rregullores së ndërtimit.

Po ashtu, prej datës 1 shtator 2016, pritet që kërkesat për leje ndërtimi por edhe deklarata paraprake për kryerjen e punimeve të bëhet online, në portalin “e-Albania”. Kjo gjë është bërë publike nga Ministria e Zhvillimit Urban, ku sqarohen edhe procedurat se si do të bëhet aplikimi për leje ndërtimi.

Punimet pa leje
Pa leje nga autoritetet vendore mund të kryhen vetëm ndërhyrje të mirëmbajtjes së zakonshme: rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ekzistuese. Pa leje do të mund të bëhet edhe pastrimi i fasadave, riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave e vitrinave, edhe këto pa ndryshuar karakteristikat e tilla si forma, ngjyra, dizajni dhe dimensionet e pjesëve të hapura dhe transparente. Po ashtu, edhe zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve dhe oxhakëve, riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse, vendosja e hekurave mbrojtës në dritare, vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave. Edhe disa punime të brendshme mund të kruhen pa leje ndërtimi: riparimi dhe rinovimi i dyshemeve; riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave; riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave të dyfishtë; veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjieno-sanitare dhe riparimet e impiantit. Pa leje ndërtimi, sipas nenit 6 të rregullores së ndërtimit, mund të bëhen edhe ndërhyrje në impiante higjieno-sanitare: siç janë veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjieno-sanitare dhe riparimet e impiantit. Punime të tjera pa leje janë edhe ato për eliminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara.

Punimet me deklaratë
Pa leje ndërtimi kryhen edhe disa punime të tjera për të cilat, fillimisht duhet të bëhet një deklaratë paraprake e fillimit të punimeve pranë autoritetit vendor, ose në sistemin online “e-Albania” duke filluar nga shtatori 2016. Në këto punime përfshihen: punime të jashtme, si: ndërhyrjet e mirëmbajtjes së zakonshme kur sjellin ndryshime të karakteristikave, formave dhe ngjyrave ekzistuese; vendosja e shtresave për rritjen e efiçencës energjetike të ndërtesave ekzistuese. Në punime të brendshme, si: përforcimi i strukturave mbajtëse të brendshme; hapja dhe mbyllja e dyerve të brendshme; krijimi, eliminimi ose ndryshimi i mureve ndarëse (jombajtëse) të brendshme, i mjediseve për shërbime higjienike; realizimi i impianteve të reja higjieno-sanitare dhe të ngrohjes/ftohjes; struktura që instalohen për nevoja të çastit dhe të përkohshme, pa themele dhe që hiqen në çdo rast brenda një afati kohor maksimal 150-ditor etj. Të plota llojet e punimeve i keni në tabelën bashkëngjitur shkrimit./GSH/a.k

Next Post
Malësi e Madhe, bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 56 vjeçari

Fushë- Krujë/ Deshte të vriste me armë 18 vjeçarin pas një konflikti banal, kapet në flagrancë i riu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

February 9, 2026
Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

February 9, 2026
Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

February 9, 2026

Policia e Korçës godet raste të lojërave të fatit të paligjshme, arrestohet një person, dy të proceduar penalisht

February 9, 2026
Gënjyen? Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, gjykata: S’është regjistruar asnjë kërkesë

Irena Gjoka, e vërteta e dosjes greke

February 9, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Spiropali: Kërkesa e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, e garantuar nga Kushtetuta

February 9, 2026
Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

February 9, 2026
Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

February 9, 2026
Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

February 9, 2026
Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In