• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rregullorja e re, rastet kur operatorët turistikë dëmshpërblejnë pasagjerët

by Java News
24/10/2016 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria miratoi rregulloren e re për funksionimin e operatorëve turistikë, ku kriter kryesor për licencim do të jetë detyrimi për të kompensuar pasagjerët në rast se kompania falimenton, raporton “Panorama”.

Në rregulloren e hartuar nga Ministria e Ekonomisë, tashmë do të jetë detyrim lidhja e kontratës mes operatorëve turistikë dhe pasagjerëve, ose siç do të njihet ndryshe kontrata e paketës së udhëtimit.

Nëpërmjet kësaj kontrate operatori turistik është i detyruar të garantojë pasagjerët se në rast falimentimi, do t’i rimbursojë plotësisht ata për vlerën e paketës turistike që kanë paguar.

Rregullorja e re përcakton se në rast se operatori turistik falimenton gjatë zbatimit të kontratës me pasagjerët, përveç detyrimit për rimbursimin e vlerës të paguar, duhet ta kthejë pasagjerin në destinacionin e nisjes.

“Çdo paketë udhëtimi e përgatitur nga operatori turistik që shitet te klienti, shoqërohet me kontratën e lidhur mes klientit dhe operatorit turistik. Operatori turistik detyrohet të garantojë klientin se në rast falimentimi pas lidhjes të kontratës, do të rimbursohet plotësisht për vlerën e paguar”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Ndër të tjera, rregullorja parashikon edhe standarde të reja për funksionimin e veprimtarisë së operatorëve turistikë. Tashmë do të jetë e detyrueshme që këto agjenci të kenë të punësuar një drejtues teknik dhe një përfaqësues ligjor, të cilët do të jenë përgjegjës për zbatimin e kritereve dhe standardeve të rregullores së re.

Përveç kësaj, operatori turistik është i detyruar që gjatë zbatimit të një pakete udhëtimi dhe ekskursioni për më shumë se 10 persona, duhet të ketë të paktën një shoqërues udhëtimi dhe një udhërrëfyes të certifikuar.

Detyrim në veprimtarinë e operatorëve turistikë do të jenë edhe zbatimi i kritereve për ambientet e punës. Një operator turistik nuk mund të ushtrojë veprimtarinë e tij në një ambient me sipërfaqe më të vogël se 16 metra katrorë. Kriteret e reja do të zbatohen edhe nga agjencitë e udhëtimit, të cilat do të kenë detyrim kontratën me pasagjerët.
Panorama/d.i.

Next Post
Tre lloje çaji për detoksifikimin e trupit në mëngjes

Tre lloje çaji për detoksifikimin e trupit në mëngjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

March 2, 2026
SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

March 2, 2026
Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë  në Shqipëri

Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Shqipëri

March 2, 2026
Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

March 2, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

March 2, 2026
Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

March 2, 2026
Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

March 2, 2026
Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

March 2, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Eklipsi total i Hënës tek Virgjëresha, çfarë pritet të sjellë te shenjat e Horoskopit

March 2, 2026
Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In