Miratimi i rregullores së re të parlamentit u diskutua edhe në studion e “Top Story”, ku pati edhe debate mes të ftuarve.
Felaj deklaroi se disa situata e tensioneve në parlament nga opozita është vulgaritet, gjë që u kundërshtua nga Gjekmarkaj.
Agron Gjekmarkaj: Vulgariteti nuk qëndron tek tymi as tek fjalët. Qëndron tek forca e dhunës për të poshtëruar atë që është i dobët. Parlamenti shqiptar është në krizë. Pretendojmë se opozita është çmendur, dikush duhet të ndërhyjë për ta rregulluar. Kjo i takon pozitës, për të hapur dialog. Unë dua një republikë të bazuar në ligj. Dua drejtësi në këtë vend.
Ermonela Felaj: Këto rregulla janë vendosur për të gjithë parlamentin që të ruajmë dinjitetin. Që të ruajmë një rregull në parlament.
/a.r











