• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rregullorja e ERE-s, si do të kontrollohen sahatët e energjisë

by Aalison Pearse Stevens
19/02/2016 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enti Rregullator i energjisë ka nxjerrë për konsultim kontratën “tip” për verifikimin e matësve të energjisë. Sipas rregullave të reja verifikimi periodik i matëseve elektrik do të kryhet nga subjekte të pavarura të autorizuara nga DPM dhe/ose të akredituara.

Matësat elektrik do të testohen në kushte laboratori por edhe në kushte terreni duke përdorur matësa referues kontrolli ose instrumenta portative testimi të pajisur me certifikatë konformiteti të certifikuar nga laboratorë të akredituar me Standardin EN ISO/IEC 17025.

Metodika e testimit do të jetë ajo e krahasimit të rezultateve të matjeve me ato të regjistruara nga një matës standard etalon me klasë saktësie me të lartë se klasa e saktësisë së matësit elektrik që do të testohet.

Tolerancat e gabimit të matësit që testohet në kushte terreni do të jenë 1.5 herë klasën e saktësisë së vetë matësit elektrik. Matësat që rezultojnë të rregullt pas verifikimit do të vulosen me vulë dhe një çift etiketash

Të gjithë matësat dhe pajisjet e tjera të sistemit të matjes, do të jenë të testuar për saktësinë e tyre përpara se të vihen në punë. Testimet duhet të bëhen në periudha të caktuara kohore për të kontrolluar dhe verifikuar që funksionimi i matjes është brenda kufijve të lejuar të gabimit të dhënë në Kodin e Matjes.

Kur pas verifikimit konstatohen se gabimi i regjistruar pas testimit është përtej gabimit maksimal të lejuar dhe nuk ka prova të dëmtimeve me dashje të bëra nga klienti, atëherë Operatori i Rrjetit kryen përllogaritjet përkatëse të sasisë së energjisë së faturuar më shumë ose më pak, sipas rezultatit të pasaktësisë në matës dhe në këtë mënyrë bëhet rimbursimi sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në Kodin e Matjes.

Rregullimet për pasaktësitë e matjeve do të kufizohen për periudhën e fundit 12 mujore dhe
sa herë që konstatohet nga subjektet e autorizuara për kryerjen e testimit të matësave
elektrik.

Kur matësi ose pjesë të matësit janë jashtë funksionit apo punojnë jashtë kufijve të lejuar të gabimit, atëherë merren masa për rregullimin, riparimin ose zëvendësimin e tyre duke bërë të mundur kthimin në punë të pajisjes sipas kërkesave të lejuara për kufijtë e gabimit.

Klientët fundorë familjarë ose jofamiljarë do të përdorin me kujdes dhe do ti ruajnë pajisjet e matjes kur ato janë të vendosur brenda kufijve të pronësisë së tyre. Në rast se ata verifikojnë dëmtim të pajisjes matëse atëherë do të lajmërojnë me shkrim subjektin që siguron pajisjet sipas marrëveshjes për ta riparuar ose zëvendësuar.

Klienti i cili nuk ka interes pronësie me pajisjen matëse të instaluar nga një operator i sistemit, nuk duhet të ngacmojë ose të lejojë ngacmime të pajisjeve matëse të instaluara.

Next Post

Mosdekretimi i ministrave, kërcënim Nishanit: Je simbolik, rrezikon shkarkimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandal në Hollywood: Djali i John Travolta, pasardhës biologjik i familjes Presley

Skandal në Hollywood: Djali i John Travolta, pasardhës biologjik i familjes Presley

December 18, 2025
LIVE! Akte dhune në Kuvend, PD përplaset me Gardën dhe ndez flakadanë. Sulmohet Peleshi, Shabani ‘puth’ opozitën

LIVE! Akte dhune në Kuvend, PD përplaset me Gardën dhe ndez flakadanë. Sulmohet Peleshi, Shabani ‘puth’ opozitën

December 18, 2025
FOTOLAJM/ Berisha kopjon Pilinçin, shpall qeverinë: Balliu e Noka te karriget e ministrave…

FOTOLAJM/ Berisha kopjon Pilinçin, shpall qeverinë: Balliu e Noka te karriget e ministrave…

December 18, 2025
VIDEO / Tensione në Kuvend, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave: Sillni Agasin…

VIDEO / Tensione në Kuvend, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave: Sillni Agasin…

December 18, 2025
Strategjia e zhvillimit minerar, 181 mln euro për investime dhe rrugën drejt BE-së

Strategjia e zhvillimit minerar, 181 mln euro për investime dhe rrugën drejt BE-së

December 18, 2025
“Ju kam nderuar”, Rama pas samitit të BE: Shpresoj që negociatat të mbyllen brenda 2027, se ju e dini si janë këta…

“Ju kam nderuar”, Rama pas samitit të BE: Shpresoj që negociatat të mbyllen brenda 2027, se ju e dini si janë këta…

December 18, 2025
“Proces farsë me dëshmitarë qesharakë”, Rama drejt Hagës: Do takohem me Thaçin! Uroj që teatri absurd të…

“Proces farsë me dëshmitarë qesharakë”, Rama drejt Hagës: Do takohem me Thaçin! Uroj që teatri absurd të…

December 18, 2025
Rama ndërhyn LIVE në videon e Osmanit: Ti e di që unë s’të dua, por…

Rama ndërhyn LIVE në videon e Osmanit: Ti e di që unë s’të dua, por…

December 18, 2025
“Huffpost”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

“Huffpost”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

December 18, 2025
Vrasja e pronarit grek dhe punëtorit shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrasja e pronarit grek dhe punëtorit shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In