Policia Rrugore ka bërë të ditur se kanë mbërritur testet e drogës, të cilat do të jenë të zbatueshme në fillim të vitit 2022 për ata shoferë që shkaktojnë aksidente me pasojë vdekjen.
“Policia Rrugore ka marrë testet e drogës, të cilat aplikohen njësoj si testet e alkoolit, por me disa veçori të veçanta. Testet, sapo kanë ardhur, do të pajisen me certifikatë nga Drejtoria e Metrologjisë dhe do të vihen në aplikim në vitin e ardhshëm. Besoj në fillim të vitit 2022, do të vihen në përdorim”, tha Skënder Ismaili në emisionin E-ZONË.
Pesë muaj nga hyrja në fuqi e rregullave të reja në Kodin Rrugor, ku penalitetet për shkelësit janë shumëfishuar, shefi i Sigurisë Rrugore thotë se ato kanë dhënë rezultate në terren.
“Gjatë një viti Policia Rrugore evidenton 520 mijë shklelje. Por pesë muaj nga ashpërsimi i kodit, se janë konstatuar reth 100 mijë shkelje më pak, krahasur me një vit më parë, që për ne janë efekt direkt i masave shtrënguese”, sqaroi Ismaili.
/a.r