• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rregullat në PS ndryshojnë, por bëhet një “përjashtim” për Tahirin

by Java News
02/10/2016 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asambleja e Partisë Socialiste ka miratuar dje 10 vendime, kryesisht rregullore të funksionimit të brendshëm. Një ndër vendimet më të rëndësishëm është edhe miratimi i Kodit Zgjedhor në PS. Ky kod rregullon të gjitha procedurat zgjedhore brenda partisë, me një hollësi sikundër Kodi Zgjedhor për zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Disa ndryshime të rëndësishme ka pësuar ky kod partiak në një prej neneve të tij, duke bërë një përjashtim për rregullat e zgjedhjes së kryetarëve të degëve të partisë për çdo bashki. Neni 27 saktëson se funksioni i kryetarit, sekretarit dhe punonjësit të aparatit të partisë të baskisë është i papajtueshëm me funksionin e ministrit, të zv/ministrit, të prefektit si dhe me funksionet e deputetit, të kryetarit të këshillit të qarkut, të kryetarit të bashkisë apo të administratorit të njësisë administrative, etj.

Por për rastin e Bashkisë Tiranë, për shkak të specifikës që ajo ka, është bërë një përjashtim. Në Tiranë, në këtë fazë ende nuk është zgjedhur në kryetar i ri dege, dhe këto funksione i kryen ende ministri i brendshëm, Saimir Tahiri.

Të qenit ministër nuk do ta pengojë me sa duket Tahirin të vijojë këtë detyrë pasi kodi zgjedhor socialist ka bërë përjashtime vetëm për këtë bashki.

Ja çfarë thotë neni 27:
“Funksioni i kryetarit, sekretarit dhe punonjësit të aparatit të partisë të baskisë: 1. Është i papajtueshëm me funksionin e ministrit, të zv/ministrit, të prefektit si dhe me funksionet e deputetit, të kryetarit të këshillit të qarkut, të kryetarit të bashkisë apo të administratorit të njësisë administrative dhe me funksione të tjera që ndalohen me ligj. 2. Me vendim të Kryesisë së Partisë kryetari i partisë i bashkisë Tiranë  mund të jetë deputet / anëtar i kabinetit qeveritar. 3. Për çdo rast kërkohet pëlqimi dhe zgjedhja e njërës nga detyrat. Me emërimin ose zgjedhjen në detyrën tjetër, jepet dorëheqja nga detyrat partiake. 4. Forumet përkatëse të partisë, në përputhje me normat e Statutit, bëjnë zgjedhjen e drejtuesve të rinj jo më vonë se dy muaj nga dita e dorëheqjes ose largimit të drejtuesve të mëparshëm”./report tv/a.k

Next Post
Kur kanabisi i “shpëton syrit”… një bimë hashashi në mes të unazës në Tiranë

Kur kanabisi i "shpëton syrit"... një bimë hashashi në mes të unazës në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

April 6, 2026
U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

April 6, 2026
Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In