• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rregullat e reja për 8 kategoritë e patentave, ja si ndryshon testimi teorik

by Java News
24/07/2018 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga muaji mars i këtij viti kanë hyrë në fuqi përditësimet e pyetësorit teorik për katër kategoritë bazë të lejeve të drejtimit si A1, A2, B1 dhe B. Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor në përputhje me udhëzimin e ministrit të Transporteve ka përfunduar përditësimin e pyetësorit edhe për 4 kategori të tjera si C1, C1E, D1 dhe D. Specialisti në Drejtorinë e Kualifikimeve Profesionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Ilir Gjelishti, në intervistën dhënë gazetës “Panorama” shpjegoi ndryshimet që do të ketë pyetësori teorik për lejet e drejtimit. Gjelishti tha se pyetësori është përmirësuar totalisht, ku nga 7131 fjali që ishin janë reduktuar në 4871. Sipas tij, marzhi i lejuar i gabimeve nuk ndryshon dhe kandidatët duhet t’u përgjigjen saktë 36 pyetjeve.

Si ka ndryshuar testimi për njohuritë teorike të kandidatëve që do të pajisen me patentë të re?

Nga janari i vitit 2017 për lejet e drejtimit ka një rikonceptim të procedurës, që nis që nga përgatitja e kandidatëve në autoshkolla me programe të reja, mënyra e testimit të kandidatëve dhe më pas pajisja me lejen e drejtimit, që janë bërë në përputhje me direktivën europiane. Ndryshimet e kryera për pyetësorin teorik kanë hyrë në fuqi në muajin mars të këtij viti dhe janë vënë në përdorim po në këtë muaj, pas dakordësisë të të gjitha palëve. Një vit pasi u vu në përdorim pyetësori, u ripërditësua, pasi ishte lënë detyrë nga udhëzimi i ministrit të Transporteve të miratuar në qershor të vitit 2016, të çohet në provë një vit, të diskutohet me grupet e interesit, të bëhen ndryshimet e nevojshme dhe të miratohen përfundimisht. Pra, pyetësori teorik është përditësuar, ku para një viti ka qenë me 7131 fjali. Pas lënies në provë për 1 vit dhe konsultimeve me grupet e interesit, numri i fjalive është reduktuar në 4871. Reduktimi i pyetësorit teknik u krye për kategoritë bazë të lejeve të drejtimit që përfshin, A1, A2, B1 dhe B. Pra, ne përgatisim pyetësorët dhe programi elektronik në bazë të strukturës që ka përcaktuar direktiva europiane, zgjedh 40 pyetjet nga 4871 fjali që ka pyetësori teorik, për të cilat duhet të përgjigjet kandidati. Për çdo kandidat që i nënshtrohet testimit teorik, testi është i veçantë, pra, nuk ka teste të njëjta.

A sjell lehtësi për qytetarët përditësimi i pyetësorit teorik?

Ne jo vetëm ulim numrin e çështjeve që trajtohen, por kandidatit i shtrohet pyetja: A është e saktë fjalia apo e gabuar? Pra 40 pyetjet që ushtrohen në test, janë mbi fjalitë se kush jep informacion të saktë dhe kush është e gabuar dhe kandidati për këtë duhet të përgjigjet. Pra, me shkurtimin e fjalive, sistemin e tyre dhe duke ulur numrin e tyre, kandidatit i lehtësohet testimi, për t’iu dhënë përgjigje 25 tematikave që trajtohen në leksione, të nevojshme për të qenë kalues të testimit teorik. Po ashtu, rreth 40 për qind e fjalive që ishin një vit më parë, janë riformatuar për t’u bërë më të kuptueshme dhe më të thjeshta për t’u kuptuar nga qytetarët që do të pajisen me leje drejtimi.

Ju sapo keni përfunduar përditësimin e pyetësorit teorik për 4 kategoritë bazë të lejeve të drejtimit, a do të ketë ndryshime për 4 kategoritë e tjera?

Ka përfunduar përditësimi i pyetësorit për kategoritë C1, C1E, D1 dhe D dhe ua kemi dërguar për vërejtje dhe propozime konkrete, dy shoqatave të autoshkollave, Drejtorive Rajonale dhe autoshkollave kryesore që kryejnë aktivitetin në territore të juridiksionit të tyre për të mundësuar nëpërmjet këtij bashkëpunimi, vënien në përdorim të një pyetësori korrekt, cilësor dhe në përputhje me kërkesat e direktivës europiane. Edhe në këtë rast ndryshimet konsistojnë në shkurtimin e disa problematikave, të cilat janë cilësuar të tepërta për kandidatët të propozuara gjatë vitit nga autoshkollat. Pyetjet që do t’u përgjigjen kandidatët do të jenë më koncize, pasi edhe përmbajtja e fjalive është shkurtuar në mënyrë që të mos humbasë interesi i tyre për të mësuar programet e autoshkollave.

Kandidatët që do të pajisen për herë të parë me patentë, a do t’u lejohet një marzh më i ulët gabimi për 40 pyetjet?

Marzhi i gabimeve të lejuara nuk ndryshon dhe do të vazhdojë të jetë te 10 për qindëshi për 40 pyetje të testimit. Pra, për 40 pyetje, marxhi i gabimit të lejuar do të jetë 4 dhe kjo është në përputhje me direktivën europiane. Këto praktika janë të ngjashme me vendet si Italia, Holanda apo Gjermania që kanë të njëjtin prag kalimi për marrjen e testit. panorama

ma.me

Next Post
FOTOT/ Vlonjatët ‘origjinalë’, për të tërhequr turistët, hapin restorant… “Babalja”!

FOTOT/ Vlonjatët 'origjinalë', për të tërhequr turistët, hapin restorant… “Babalja”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In