• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në drejtësi/ Kukan: Ajo që po ndodh në Shqipëri është e paimagjinueshme

by Java News
11/04/2017 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurodeputeti Eduard Kukan u ka bërë thirrje forcave politike në Shqipëri që të arrijnë një marrëveshje politike për të organizuar zgjedhje të besueshme, të lira e të ndershme në vend. Gjatë një interviste dhënë Arta Tozajt të RTSH, zoti Kukan tha se mbajtja e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e të gjitha partive politike, me abstenime, apo bojkote të partive opozitare, nuk është në të mirën e askujt në Shqipëri.

“Do të jetë shumë keq për vendin, pavarësisht se kush i fiton ato zgjedhje, që të mbahen këto lloj zgjedhjesh, sepse do të ishte shumë shkatërruese për gjithë jetën politike në Shqipëri” tha ai.

RTSH: Zoti Kukan, afati zyrtar i regjistrimit të subjekteve politike për të marrë pjesë në zgjedhjet e radhës parlamentare përfundoi, por mbetet mundësia e shtyrjes së këtij afati për t’u dhënë kohë shtesë subjekteve që duan të regjistrohen. A jeni ende në kontakt me përfaqësuesit e opozitës shqipëtare dhe cili është mesazhi juaj ndaj tyre?

Eduard Kukan: E di se afati zyrtar ka përfunduar dhe me sa kuptoj ka ende mundësi për t’u regjistruar deri më 29 Prill. Ne u themi partnerëve tanë në Shqipëri se e vetmja mënyrë për të dalë politikisht tani në vend, është pjesëmarrja në zgjedhje, është marrëveshja politike e të gjithë aktorëve të rëndësishëm që ulen për t’u marrë vesh se si të organizojnë zgjedhje të besueshme, të lira e të ndershme. Kjo është ajo çfarë u themi dhe mbetet mesazhi im sot gjithashtu.

RTSH: Zyrtarisht, a i mbështet PPE deklaratat dhe veprimet e PD?

Eduard Kukan: Unë vetëm mund të përsëris se prej ca kohësh jepen mesazhet e njëjta, pavarësisht se kush i dërgon ato, përfshirë edhe përfaqësuesit politik në nivelin më të lartë, se nuk është rrugë bojkoti, apo moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve. Ne gjithmonë u themi se është e domosdoshme që ju të merrni pjesë dhe të dëshmoni se ju jeni të fortë politikisht në zgjedhje, në varësi të njerëzve që do të votojnë për ju. Kjo është ajo çfarë u themi, mbase nuk ka një qëndrim zyrtar të PPEsë, por këto mesazhe që japim janë të qëndrueshme dhe sistematike.

RTSH: A do i quani këto zgjedhje legjitime, nëse nuk do të ketë asnjë parti opozitare të regjistruar edhe në përfundim të afatit shtesë?

Eduard Kukan: Për të qenë shumë të qartë, mbajtja e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e të gjitha partive politike, me abstenime, apo bojkote të partive opozitare, nuk është në të mirën e askujt në Shqipëri, as për partitë qeverisëse, apo le të themi për fituesit e zgjedhjeve, as për ata që bojkotojnë zgjedhjet. Mendoj se ne kemi rregulla të qarta për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye, OSBE po dërgon vëzhguesit e saj dhe kjo do jetë e qartë. Por, e përsëris se do të jetë shumë keq për vendin, pavarësisht se kush i fiton ato zgjedhje, që të mbahen këto lloj zgjedhjesh, sepse do të ishte shumë shkatërruese për gjithë jetën politike në Shqipëri.

RTSH: Si e vlerësoni qasjen e dy partive në pushtet? A keni ndonjë mesazh për ta, apo këshillë se si ata mund të trajtojnë kërkesat e opozitës?

Eduard Kukan: Në këto rrethana, është shumë e vështirë të japësh receta se si të zgjidhet situata, pasi të gjithë e dimë se është shumë serioze, tepër e komplikuar. E vetmja pjesë këshillës sime me përulje do të ishte që të vijojnë të tentojnë për të zgjidhur gjërat politikisht, duke u takuar e duke biseduar, në kuptim të krijimit të kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme dhe kjo është e vetmja gjë që mund të them në këtë kuaër.

RTSH: Kur flasim për dialog, të dy palët pajtohen se janë të gatshëm, por dialogu nuk zhvillohet. Si dilet nga kjo?

Eduard Kukan: Dialogu, mendoj se është e vetmja mënyrë për të trajtuar situatën aktuale dhe duhet të ketë një dialog politik kuptimplotë nga të dyja palët. Kuptimplotë do të thotë një dialog, që trajton realitetin politik në vend për të gjetur zgjidhjen që do t’i ndihmonte vendit, sepse shumë gjëra priten nga këto zgjedhje në Shqipëri, të cilat do të kenë tepër ndikim për të ardhmen e vendit sa i takon integrimit europian, por këto gjëra i kemi përsëritur kaq shumë herë..

RTSH: E vërtetë, po për sa i takon reformës në drejtësi?

Eduard Kukan: Ju e dini se sa shumë energji investuan të gjithë në Bashkimin Europian për këtë çështje. Ne jemi të shumë të mërzitur që reforma e drejtësisë nuk është zbatuar dhe pa këtë gjë, për mendimin tim, do të jetë e vështirë të imagjinohet situata në të ardhmen në Shqipëri. Kështu që ne jemi të inatosur, jemi të zhgënjyer për moszbatimin e saj.

RTSH: Në fund të ditës, duket sikur ne po shkojmë mbrapa e jo përpara në rrugën drejt BE-së. A mbani ju në BE ndonjë pjesë përgjegjësie, kur merreni me partnerët tuaj në Shqipëri?

Eduard Kukan: Unë mendoj se BE vijon të merret seriozisht me Shqipërinë, si Parlamenti Europian dhe e gjithë BE. Ju jeni një vend partner, një vend kandidat dhe ne po presim për hapin e radhës që do të jepte datën për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Por, kjo nuk duket shumë optimiste me situatën egzistuese, megjithëse egziston vullneti, pasi ne duam ta kemi Shqipërinë. Shqipëria është vend shumë i rëndësishëm në rajon dhe roli i saj me fqinjët, shihet me mjaft pozitivitet, pra, vendi luan rol pozitiv në rajon dhe dua të përsëris se shumë gjëra janë në rrezik. Dua të jap gjithashtu dhe një mesazh për njerëzit në Shqipëri që të jenë të urtë, të qetë, të ruajnë nervat për mirë, pasi në këtë situatë, gjithçka mund të ndodhë. Është një situatë tepër eksplozive/shpethyese. Shpresoj se njerëzit nuk do të keqpërdoren politikisht, për ndonjë lloj manipulimi nga politikanët, është me rëndësi kjo dhe nënkuptoj psh zgjedhjet lokale në Kavajë, më 7 Maj, që do të jetë dhe një test se si do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme kur të vijë dita.

RTSH. Si test edhe për bojkotin e opozitës, meqë nuk marrin pjesë as në zgjedhjet lokale të Kavajës..

Eduard Kukan: Prandaj po e përmend, sepse ne do të shohim se si do të zhvillohen rrethanat, por në këtë kuptim, them se është shumë e rëndësishme për qytetarët shqipëtarë, që të jenë gjakftohtë, të rregulltë e të tregojnë se ata janë të përgjegjshëm për vendin e tyre, mbase më shumë se ca të tjerë atje.

ma.me

Next Post

Zgjedhjet lëkundin çadrën e opozitës, 6 aleatë braktisën Bashën (firojnë 60 mijë vota)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In