Rrëfimi i një vajze nga Nju Jorku e suksesshme mbi udhëtimin e saj të gjatë në kërkim të kënaqësisë seksuale
E urreja seksin. Jam rritur në një familje kristiane ku shumë gjëra ishin të përfshira në renë e madhe të zezë të mëkatit, seksi kryesisht. Ndjehesha çuditshëm kur mendoja për masturbimin. Nuk flisja kurrë për seksin, sepse për mua seksi ishte “gjë e keqe” në atë kohë.
Gjithçka filloi kur humba virgjërinë në moshën 20 vjeçare, me një djalë që nuk është se i interesoja shumë. Për vite me radhë s’ia kisha idenë e “seksit të mirë”. Shoqërohesha me djem që nuk arrinin dot të më çonin në orgazëm. Për mua shtirja gjatë seksit ishte diçka e zakonshme. Nuk më pëlqente.
Ndjehesha si një enë ku derdheshin kënaqësitë e të tjerëve. Kaq! Kjo çonte në zënka me meshkujt, pasi unë refuzoja të kryeja marrëdhënie seksuale me ta. Sigurisht që pas kësaj vinte ndarja. Shoqet më thonin gjithmonë se seksi është shumë i rëndësishëm në jetë, është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënies. Ndërkohë unë isha shumë e lumtur edhe pa bërë fare seks me askënd.
Ndjehesha shumë keq, gati e thyer! Sa herë vinte puna te seksi mendoja “Kjo nuk ka për të funksionuar, nuk funksionon kurrë! Oh Zot, kur do t’i vijë fundi gjithë kësaj?” Ja, pikërisht kjo ishte marrëdhënia ime me seksin. Disa nga të dashurit e mi ishin përpjekur që të më bënin që unë “të vija”.
Ata kujtonin se mund të më “ndreqnin”, se ata ishin mjaftueshëm të mirë në shtrat sa të më bënin të arrija orgazmën time të parë. Por unë nuk dija t’u thoja çfarë të bënin dhe çfarë më pëlqente, ndërsa ata nuk e patën kurrë durimin të më ndihmonin vërtetë.
Në këtë mënyrë fitonte gjithmonë frustrimi, teksa ata hiqnin dorë dhe linin gjithçka pas. 6 muaj më parë lexova një artikull nga një terapiste seksi në gazetë dhe caktova një takim me të, duke përmbushur edhe një nga qëllimet që i kisha vënë vetes për ta përmbushur gjatë vitit të ri.
Duhej ta zgjidhja këtë problem një herë e mirë. Folëm për të gjitha lidhjet e mija. Unë ndjehesha e mundur, e dorëzuar, e thyer. Dolëm në përfundimin se çdo gjë ishte psikologjike. Duke menduar se nuk kisha për ta arritur kurrë orgazmën, jo vetëm që nuk përpiqesha të ndihmoja veten, por ishte e vështirë për mua edhe thjesht të flisja për këtë temë.
Ajo më sugjeroi të blija një vibrator. Sigurisht, që më vinte zor ta blija në dyqan, ndaj e porosita në internet online.
M’u desh të kërkoja në Google për të kuptuar se si punonte. Gjithashtu, më sugjeruan edhe një aplikacion online për të rritur, ku ofrohej ndihmë interaktive për disa mënyra efikase masturbimi. Më ndihmoi shumë çuditërisht. Megjithatë prapë isha mosbesuese, mendoja se as kjo nuk do mund të funksiononte. Ndjehesha si e gjymtuar, sikur nuk do ta shijoja dot kurrë seksin.
Një ditë mora mbi shtrat një shishe verë dhe më në fund vendosa ta provoj. Bëhet fjalë për para 4 muajsh-hera ime e parë që masturbohesha. Nuk ndodhi asgjë. E provova përsëri… Përsëri!
Nuk ndodhi asgjë deri herën time të katërt, që dmth para 2 javësh. Vetëm para dy javësh unë ia dola ta lija veten të lirë, pa menduar që “nuk ka për të funksionuar”. Thjesht u çlirova dhe i lashë gjërat të rrjedhin. Më në fund, në moshën 29 vjeçare, përjetova orgazmën time të parë. Një gjë është e sigurtë, nuk është si nëpër filma: duhen shumë më shumë kohë se thjesht 30 sekonda. Filmat u krijojnë femrave dhe meshkujve pritshmëri jo reale.
A thua se gjithçka duhet bërë është thjesht të vendosësh një p… në një v… dhe do ketë kudo fishekzjarre. Nuk është kështu! Në fakt duhen përpjekje, shumë përpjekje! Por sigurisht që çdo femër është e ndryshme më kanë thënë. Për mua ndryshimi më i madh ka ardhur në mënyrën se si unë e shoh seksin dhe intimitetin.
Shumë femra, kur bëjnë seks kanë qëllimin e tyre final: orgazmën. Unë nuk e kisha. Madje nuk mendoja se do mund ta shijoja ndonjëherë seksin, ndaj edhe nuk e ndihmoja veten për t’u përpjekur që t’ia arrija. Hapi im i ardhshëm në këtë udhëtim drejt orgazmës, është të vij pa vibrator.
Tashmë e di se si të eksploroj dhe të zbuloj se çfarë “bën punë” për mua. Tani që e di se është e mundur, ndjehem më rehat, më e sigurtë. Tani mund të jem shumë e mirë në diçka që për vite me radhë nuk e dija se mund ta bëja, që për vite me radhë më ka munguar. Kjo diçka që për vite me radhë mendoja se është diçka negative, por që në fakt s’mund të jetë veçse pozitive.
Sigurisht ende ndjehem çuditshëm të flas hapur për këtë gjë dhe ende jam e ndrojtur të flas për mënyrat se si unë përpiqem të kënaq veten. Megjithatë jam e lumtur sepse tani ndjehem ok dhe po bëj më të mirën time për të liruar mendjen dhe për t’ia dorëzuar veten sigurisë time seksuale. Sepse edhe unë e kam një siguri të tillë.
Po e zbuloj pak nga pak çdo ditë dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt të gjej dikë që është i gatshëm të më shoqërojë në këtë udhëtim.